>
BIOSHQIP

Cha Cha Darabukat Dhe Dj Ceni Me Projekte Të Reja

07-01-2015
Vitin 2014 po e konsiderojnë si vitin e tyre. Kjo pasi që grupi i muzikës orientale Cha Cha Darabukat dhe Dj Ceni kanë qenë më aktiv së herët tjera sa i përket realizimit të projekteve muzikore.

E ky sukses po i motivon ata që të punojnë edhe më shumë. Prandaj, nga planet më të afërta të tyre janë një bashkëpunim dhe një këngë vetëm e tyre.

Së paku kështu ka konfirmuar Dj Ceni për Indeksonline. “Tani mendojmë që të vijmë më një bashkëpunim me një këngëtar nga Shqipëria mirëpo nuk dua ta zbuloj tani emrin e tij, ndërsa për më vonë mendojmë që të vijmë me një instrumental të krijuar vetëm nga ne” ka thënë ndër tjera ai.

Cha Cha Darabukat dhe Dj Ceni kanë qenë të angazhuar edhe me mbrëmje muzikore gjatë festave të fundvitit ku kanë qenë të pranishëm në vende të ndryshme në Kosovë.
(Indeksonline)

Cha Cha Darabukat Dhe Dj Ceni Me Projekte Të Reja