Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


CORONAVIRUS NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Claydee, Shqiptarët Nuk Më Njohin Sa Duhet


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3
[05-01-2013]
DJ dhe kengetari shqiptar Klejdi Lupa (Claydee), eshte shume i njohur ne shtetin fqinj Greqi, por tanime po korr sukses edhe ne tregun nderkombetar. Sipas “Youtube”, kenga e fundit e tij “Mamacita Buena” me mbi 16 milione klikime, vjen e dyta ne videot me te klikuara ne Greqi per vitin 2012, pas klipit “Gagnam Style”, i cili ka qene si nje epidemi globale duke thyer nje rekord sa u perket klikimeve ne kanalin muzikor “Youtube”. Klejdi ka bashkepunuar me emra te njohur te muzikes greke, si Ana Visi etj. Kenga e tij me e re “Mamacita Buena” ka qene hiti i ketij viti ne shtetin helen dhe ne nje interviste te dhene per gazeten “Koha jone”, per here te pare ai rrefen jeten e tij, si e ka nisur karrieren dhe pse nuk eshte po aq i njohur sa ne bote edhe ketu ne Shqiperi.

Ndonese jeni nje emer i njohur ne showbizin boteror, ende nuk njiheni nga publiku shqiptar, mund te na flisni pak per veten tuaj?

Une kam lindur ne Tirane dhe kur une isha vetem kater vjec, prinderit e mi emigruan ne Greqi. Qe nga ajo kohe nuk kam pasur lidhje me Shqiperine te them te drejten, sepse te gjithe njerezit e mi jetojne jashte, shumica prej tyre ne Greqi dhe nje pjese ne Amerike. Jam larguar ne nje moshe shume te vogel dhe deri sot qe jam 27 vjec, jetoj ne Athine. Jam shkolluar sigurisht ne Greqi dhe pasioni im ka qene dhe mbetet muzika. Fillimisht jam marre me kercim ne nje shkolle ku mesohej tango dhe salsa, por pasioni per te bere vete muzike, ishte me i madh keshtu qe edhe sot, merrem me kete. Shume pune te miat, qe me siguri jane degjuar edhe ne Shqiperi si “Last Summer”, me vjen keq qe ndoshta njerezit ketu nuk e dine, qe eshte bere nga nje shqiptar. Kjo kenge eshte edhe kenga ime e pare, qe u lancua edhe ne 20 vende te botes, kendohej nga nje kengetar grek, por kompozimi ishte i imi dhe ne refren kendoja vete. Me pas kam bere edhe kenge te tjera, qe kane qene ne vendet e para ne renditje ne Itali, Greqi dhe kenge e fundit, qe gjithashtu ka pasur shume sukses eshte “Mamasita buena”. Tani jam duke zhvilluar nje tur neper te gjithe boten, si ne Kanada, Australi, Amerike ku mua me ftojne shpesh per te luajtur muzike dhe per te kenduar kenget e mia, neper diskoteka te ndryshme. Greqia nepermjet kengeve te mia, u be e njohur edhe ne vendet e tjera dhe me vinte keq, sepse kujtonin se isha grek, por une asnjehere nuk jam shprehur publikisht, sepse nuk me pelqen qe te flas shume, por me pelqen qe te flas me punen time. Ne te vertete nuk jane interesuar per mua, qe te beja intervista dhe te mesonin se une jam shqiptar. Mua me pelqen kur dikush ka interes dhe te me pyeste, jo duke ju imponuar une, qe te behesha i njohur ketu.

Ju keni studiuar per muzike?

Une kam studiuar per inxhinieri zeri dhe me pas kam bere disa kurse edhe per muzike, sepse edhe profesioni im me ndihmonte qe te beja ate qe bej edhe sot, DJ.

Vertet qe i bie pianos, por e kam mesuar vete me vesh, jo se kam studiuar per te qene instrumentist.

A e kishit ju te veshtire, qe te canit ne tregun muzikor grek, duke ditur qe ishit shqiptar?

Jo vetem ne Greqi mendoj une, por ne cdo shtet te botes, eshte me e veshtire kur je i huaj. Por nese ben nje pune te mire dhe je i talentuar ne ate qe ben, si ne Greqi ashtu dhe ne cdo vend te botes, ka ardhur koha qe te duan. Pra ai qe eshte shume i mire, sidomos ne art, gjithmone pelqehet dhe ka perkrahes, duke mos e pare shume se nga vjen, apo ku ke lindur. Une asnjehere nuk e kam mohuar qe jam shqiptar, me pelqen qe jam rritur ne nje vend te huaj dhe kam mundur qe te behem i njohur.

Dhe si kane qene fillimet e tua?

Sapo mbarova shkollen, kisha gjetur nje program ne kompjuter qe behej muzike, prinderit e mi, nuk kane dashur qe une te merresha me kete pune, por pastaj me kane ndihmuar shume. Keshtu nisa dhe une te beja kenget e mia te para. Fillova te punoja ne nje kompani diskografike, qe nuk ishte shume e njohur, sepse edhe une sapo mesoja shume gjera. Me pas kam punuar per tre vjet ne MTV greke dhe shikoja se si punohej per nje kenge dhe per klipin e saj. Derisa une bera kengen “Last Summer”, e cila u pelqye shume. Kjo ishte kenga qe ktheu shijen te themi ne Greqi, sepse filloi qe te pelqehej dhe te degjohej muzika dance. Sigurisht qe pas suksesit te kesaj kenge te hapen edhe rruget, por pune ishte qe te duhej te beje pune edhe me te mira. Dhe me pas kam bere disa bashkepunime me kengetare, qe jane shume te njohur ne Greqi si Ana Visi etj dhe nxora disa kenge te reja si “Call my”, Toning” dhe ne kete menyre jam bere edhe une shume i njohur. Keto tre vitet e fundit, kam deri tani pese kenge qe i kam te miat, jo bashkepunime.

Para pak javesh kenge juaj me e fundit “Mamasita buena” ishte kenga e dyte me e klikuara ne Greqi?

Po eshte e vertete, per here te pare “Google” dhe “Youtube” ka nxjerre opsionin qe te shihen, se cilat jane dhjete kenget me te klikuar ne cdo shtet dhe ne Greqi, pas kenges “Gam gam style”, qe eshte me e klikuara ne te gjithe boten, kenga ime ishte e dyta.

Flasim pak per klipin e kesaj kenge, ku e keni xhiruar?

Klipin e kenges “Mamasita buena” e kam xhiruar ne bregdetin grek dhe e kam bere vete. Kryesisht te gjitha klipet i bej vete, por nuk dua qe t’ju ve emrin tim ne fund, sepse nuk kam kohe qe te bej edhe per te tjeret se me kane ardhur edhe oferta te tilla. “Mamasita” ishte kete vere kenga me e luajtur ne te gjithe Greqine, gjithashtu ishte nje bilete per mua qe te hyja edhe ne tregun muzikor amerikan. Kam nje muaj qe kam firmosur nje kontrate me nje kompani shume te njohur ne Amerike.

Kenget tuaja jane te gjitha ne anglisht, a do te kemi nje kenge ne gjuhen shqipe?

Ne gjuhen shqipe, nuk e di, sepse me duket se une nuk e kam theksin e gjuhes tamam dhe kuptohem qe nuk jam rritur ne Shqiperi dhe nuk do doja qe te me quanin si te huaj. Do me pelqente shume, qe nje kengetar shqiptar te kendonte nje kengen time. Kam bere para shume kohesh nje kenge per nje kengetar shqiptare G-Bani e kishte emrin ne mos gaboj, qe jetonte ne Gerqi. Ai erdhi tek une, sepse kishte marre vesh qe isha shqiptar dhe me kerkoi nje kenge. Kjo ka qene nje kenge e imja, qe eshte kenduar ne shqip.

Pse keni zgjedhur pikerisht ate rryme muzikore?

Duke qene se une merresha me kercim latin, kisha shume shoke qe ishin nga kuba, keshtu doja qe te beja nje kenge ku perfshihej ajo qe une kam bere per gjashte vite rresht, pra kercimin latin, duke e lidhur me pas me dance musik, doli ajo kenge qe u pelqye shume.

Ju jeni DJ, qe luani edhe neper diskoteka te ndryshme, se fundmi keni luajtur edhe ketu ne Shqiperi, a jane shqiptaret qejfli?

Shqiptaret jane njerez qejfli, qe dine te kalojne mire. Kam vende ne Greqi qe edhe Majkell Xhekson po te jepte koncert, do ta shikonin sikur ishin ne muze. Une kam luajtur ne shume vende te botes, por shqiptaret jane me te vertete njerez, qe dine te bejne qejf.

A luajtet diku naten e nderrimit te viteve?

Mua nuk me pelqen qe te punoj ate nate, pasi gjithmone e kaloj me familjen time.

Megjithese ajo nate eshte shume e paguar, nuk me pelqen qe te punoj, sepse nuk besoj se ajo dite do me shpetoje apo do me ngreje nga ana ekonomike.
 (Yllka Selita Koha Jone)

      Claydee - Mamacita Buena [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet