Pse U Lirua Cozman Nga Burgu, Flet Avokati
8-7-2015
Vendimi i gjykatës për lirimin e reperit kosovar Ylber Abdullah i njohur si Cozman, i cili u kap me 20 gram hashash në makinë, ka nxitur polemika. Gjykata vendosi dje për lirimin e tij kundrejt një shume prej 5 mijë eurosh si garanci pasurore.
Avokati i çështjes Marash Ibraj sqaroi sot se gjykimi i rastit në fjalë është i ndershëm dhe se është bazuar në disa pika kyçe. Së pari, familjarët e Ylber Abdullah-ut sollën nga klinika e Prishtinës një vërtetim që tregonte se ndaj këtij shtetasi zbatohej një program terapeutik për të bërë të mundur çlirimin e tij nga varësia e drogës.
Në këto kushte, në respekt të nenit 230/2 të K. Penal, gjykata nuk mund të caktonte masë sigurimi arrest në burg. Avokati shpjegoi dje se nuk mund të caktohet masë arresti me burg për një shtetas që nuk ka shtëpi në Shqipëri dhe që ka pasaportë angleze dhe shtetësi kosovare.
"E vetmja mënyrë në këto raste ashtu siç edhe gjykata me të drejte vendosi, për të mbajtur "të lidhur" këtë shtetas me drejtësinë shqiptare ishte caktimi i masës së sigurimit "garanci pasurore"!! Si përfundim, besoj t’ju kem bindur në drejtësinë e vendimit dhe në ndershmërinë e gjykimit", u shpreh avokati.

(Indeksonline)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0