Verdikti I Gjykatës ështe “Liri Me Kusht“ Për Cozman
17-4-2016
Ylber Abdullahu, reperi kosovar i njohur me emrin e artit Cozman, u shpall fajtor nga Gjykata e Tiranës për mbajtjen e një sasie prej 18 gramësh kanabis sativa, që iu gjet me vete më 4 korrik 2015 në kryeqytet.
Të mërkurën, në përfundim të katër seancave të procesit gjyqësor në ngarkim të tij, gjykata vlerësoi të provuar akuzën e "prodhimit dhe shitjes së narkotikëve" dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie.
Artisti përfitoi uljen e një të tretës së këtij dënimi, për shkak se gjykimi ndaj tij u zhvillua me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Me gjithë uljen, që ia ka çuar masën e dënimit në 3 vjet e 4 muaj burg, Cozman nuk do të kthehet asnjë ditë në qeli.

Përfundimisht Gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg për të, duke e lënë në liri me kusht për një periudhë 3vjeçare.
Referuar vendimit të Gjykatës, për një periudhë trevjeçare Cozman nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale dhe duhet të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës në Tiranë.
Po ashtu, në zbatim të vendimit gjyqësor, ai nuk duhet të shoqërohet me persona të dënuar dhe duhet të heqë dorë nga përdorimi i lëndëve narkotike.

Në të njëjtin vendim, trupi gjykues shfuqizoi vendimin caktimit të masës së sigurisë "detyrim paraqitje" për Abdullahun, e cila iu dha atij kundrejt një garancie pasurore prej 5 mijë eurosh. "Garancia pasurore, në shumën 5 mijë euro t’i kthehet personit që e ka depozituar për llogari të vendimit datë 06.07.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi vendimi të marrë formë të prerë", thuhej në dispozitivin e vendimit të gjykatës.
Ndryshe nga vendimi i gjykatës, në fazën e konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Prokurorisë kërkoi dënimin e të pandehurit

Abdullahu me 6 vjet heqje lirie. Reperi Cozman u ndalua më 4 korrik 2015, pak pasi kishte siguruar lëndën narkotike te një grup personash që po mbaheshin në vëzhgim nga policia, si të dyshuar për shpërndarje droge në Tiranë.
Shërbimet policore i bënë shenjë "stop" automjetit të tij tip "Range Rover" në rrugën "Asim Vokshi", në afërsi të Dispanserisë dhe pas kontrollit fizik i gjetën këngëtarit sasinë e drogës, që, sipas tij, e kishte për përdorim vetjak. Gjatë gjykimit, ai shfaqi pendesë për veprën penale të kryer dhe premtoi para trupit gjykues që nuk do ta përsëriste më.

(Panorama)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0