>
BIOSHQIP

Për Dafina Dautin “S’ka Rëndësi”

07-05-2014
Është njëra ndër këngëtaret më seksi të skenës sonë. Bëhet fjalë për këngëtaren Dafina Dauti e cila rrëmbeu zemrën e publikut me këngën "Kaçurrelja", për të vazhduar më tej edhe me shumë këngë tjera të cilat korrën suksesin e vet. E ndonëse në prag të sezonit veror, këngëtarja në një bisedë për gazetën Tribuna ka treguar se i është përveshur punës që në treg të vijë me risi. Ajo ka theksuar se është duke punuar në një këngë e cila do të vijë në bashkëpunim me grupin Baboo Darbabuka. “Jam në përgatitje të një këngë të re. Këtë këngë jam duke e punuar me grupin ‘Baboo Darabuka’ dhe po del vërtetë një punë e mirë. Shpresoj që edhe publiku ta pëlqejë kur të lansohet”, ka thënë këngëtarja, ndërsa ka shpalosur më shumë për projektin e saj. ‘Kënga titullohet "S’ka rëndësi". Dhe po mendoj që të publikohet kah fundi i këtij muaji”, ka thënë Dauti më tej.
(Arbnora Xani)

Për Dafina Dautin “S’ka Rëndësi”