Dafina Kastrati, Një Tjetër Talent Që Zgjon Vëmendjen E Publikut Gjerman
5-1-2014
Blogu për Eurovision Song Contest në Gjermani, e ka përzgjedhur këngën e Dafinës "Lampedusa" në mesin e tri këngëve të preferuara që ia vlen të dëgjohen në mesin e 800 këngëve konkurruese për festivalin evropian të këngës. Kompozitori dhe orkestruesi i kësaj kënge Florent Boshnjaku në një intervistë për KultPlus e ka vlerësuar lart talentin e Dafina Kastratit. Ai është shprehur i lumtur dhe i inkurajuar që një vajzë e re shqiptare ka hyrë në "radarin" e dëgjuesve dhe kritikës në Gjermani.
Një vajzë e re, mjaftë e talentuar po ngjitet suksesshëm në karrierën e saj muzikore.
Është kjo Dafina Kastrati e cila ka lindur dhe jeton në Gjermani. Shqiptarja me prejardhje nga Kosova së fundi ka realizuar një këngë me të cilën synon ta përfaqësojë shtetin gjerman në Festivalin Evropian të Këngës "Eurovizion".
"Lapedusa" titullohet kënga e saj që i përket zhanrit baladë. Teksti i këngës, me përmbajtje politike, është shkruar nga vetë këngëtarja bazuar në ishullin më të madh me të njëjtin emër në Detin Mesdhe ku përfundojnë shumë refugjatë nga Afrika që mësyjnë Evropën për një jetë më të mirë.
"Lampedusa" është në mesin e 800 këngëve konkurruese nga e tërë Gjermania, e cila që në start ka provokuar vëmendjen e publikut gjerman për nga zëri dhe talenti që reflekton këngëtarja 17 vjeçare e cila merret me muzikë që nga mosha e fëmijërisë.

Blogu për Eurovision Song Contest në Gjermani, e ka përzgjedhur këngën e Dafinës në mesin e tri këngëve të preferuara që ia vlen të dëgjohen në mesin e 800 këngëve konkurruese.
Nismën për të depërtuar në skenën ndërkombëtare shqiptarja 17 vjeçare e ka ndërmarr duke bashkëpunuar me kompozitorin e mirënjohur Florent Boshnjakun, i cili njihet për suksesin e tij në kompozimin e këngës "Suus" të kënduar nga Rona Nishliu, që e renditi Shqipërinë në pozitën më të lartë në historinë e pjesëmarrjes në Eurovizion.
Boshnjaku, kompozitor dhe orkestrues i këngës "Lampedusa", në një intervistë për KultPlus e ka vlerësuar lart talentin e Dafina Kastratit. Ai është shprehur i lumtur dhe i inkurajuar që një vajzë e re shqiptare ka hyrë në "radarin" e dëgjuesve dhe kritikës në Gjermani. Boshnjaku ka shtuar se sa do të arrijë Dafina ta përfaqësojë Gjermaninë në Eurovision, është vështirë të thuhet, por ai është shprehur i bindur se vajza e cila ka njërin prind nga Kosova, është mjaft e talentuar dhe ka një rrugë të mirë në muzikë.
Florent Boshnjaku, kompozitor dhe orkestrues i këngës "Lapedusa"
Në Gjermani, procesi i përzgjedhjes së finalistëve për Eurovision kalon nëpër disa faza. Sipas kompozitorit Boshnjaku fillimisht artistët e rinj publikojnë këngët e tyre dhe pasdisa raundeve të seleksionimit, më të suksesshmit ballafaqohen me një numër të këngëtarëve profesionistë të shtetit gjerman dhe në fund vendoset për fituesin që e përfaqëson shtetin në Eurosong.

Dafina Kastrati
Lampedusa
[Teksti dhe Klipi]
(KultPlus)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0