TEKSTESHQIP
Delina Murati - Majtas Dreqër, Djathtas Djaj
Delina Murati
Majtas Dreqër, Djathtas Djaj

Poeti që ka frymëzuar këtë këngë është Dritero Agolli, ndërsa arranzhimi dhe produksioni në studio mbart firmë nga Gjergj Leka.
Teksti :: Song Lyrics
Më gjurmon dikush patjetër
Dhe vërtet s’di nga t’ia mbaj;
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin djaj.

Nga dollapi nxjerr një pjepër,
Thela-thela nis ta çaj:
Gjysmë e pjeprit plot me dreqër,
Gjysma tjetër mbushur djaj.

Mbreh një laps e hap një letër,
Sytë e mi nga letra s’ndaj:
Sipër letrës shtrihen dreqër,
Përmbi lapsin hipën djaj.

DËRGOI:
Komente 0