>
BIOSHQIP

Dhurata Ahmetaj Sërish Në Studio

01-08-2015
Këngëtarja Dhurata Ahmetaj ka pak kohë që ka publikuar videoklipin e saj më të ri "Bone pa mu" i cili po shënon shumë sukses, në vetëm pak ditë lansimi ajo ka arritur të grumbullojë mijëra shikime në youtube. Kjo këngë ishte punuar nga Seven Saraqi & Bini Studio e ndërsa tekstin e kishte shkruar vetë Dhurata. Ajo ka qenë e pranishme së fundmi si e ftuar në emisionin "Express Summer" në KTV për të shpalosur disa nga më të rejat e saj. Ajo çfarë theksoi Dhurata është se pas këngës "Bone pa mu" ajo është duke iu futur punës për të pregaditur këngën e rradhës e cila do të publikohet në shtator edhe me videoklip, e ndërsa festat e vitit të ri atë do ta gjejnë po prap me një projekt tjetër i cili pritet të jetë bashkpunim. Lajmin për pregaditjen e këngës së re e konfirmon edhe një foto e Dhuratës që ka publikuar në rrjetet sociale ku shihet duke inçizuar.



(B.A/Teksteshqip.Com)

Dhurata Ahmetaj Sërish Në Studio