TEKSTESHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Bone Pa Mu“ Nga Dhurata Ahmetaj

26-7-2015
2 Fjalë Për Klipin E Ri “Bone Pa Mu“ Nga Dhurata Ahmetaj
Këngëtarja Dhurata Ahmetaj ka kohë që kishte paralajmëruar ardhjen e një projekti të ri muzikor në treg, pas një pauze mjaft të gjatë që ajo ka bërë nê skenë.

"Bone pa mu" është projekti i parë i Dhurates jasht kompanisë së "Elephant" pasi të gjitha projektet paraprake të saj janë punuar nga kjo kompani.

Melodia e këngës është realizuar nga Seven Saraqi e ndërsa inçizimi i këngës është bërë tek Bini Studio. Tekstin e ka shkruar vetë Dhurata e ndërsa për videoklipin janë kujdesur produksioni Imagine.

Këngën mund ta gjeni në linkun e poshtëm së bashku me tekstin dhe video mundësuar nga On Air Music.
Meqë kjo këngë shënon një rikthim të sajin, Dhurata ka një shpjegim të cilin e ka postuar në rrjetet sociale:

Ka kalu nje kohe e gjate prej heres se fundit kur kom lajmru dicka te re. E pranoj!
Nuk kom nejt, kom kalu shume gure e pengesa deri te ky moment qe po shkruj!
Nuk kom nejt, kom mendu shume se cilen rruge me zgjedh!
Nuk ka qene e lehte por vullneti edhe deshira osht ma e madhe e ma e forte se cdo skeptik e cdo pengese! Tash jom gati me u kthy te ju fansa e perkrahes, shoke e shoqe e me ju falemnderu prej zemres per krejt perkrahjen edhe vullnetin qe ma keni jep ne periudhen ma te rendesishme te jetes tem!
Ju jeni arsyeja kryesore qe me jep force me punu edhe me kalu cdo mal qe na del perpara!
Mpuq, Dhurata".
Dhurata Ahmetaj
Bone Pa Mu
[Teksti dhe Klipi]
(B.A/Teksteshqip.Com)

Komente 3