>
BIOSHQIP

Dhurata Dora, Ledri Vula, Blerim Destani Urojnë...

17-07-2015
Të famshmit e mediumeve kosovare e shqiptare, por edhe të asaj botërore kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për uruar festën e Fitër Bajramit.

Blerim Destani, aktori i njohur në tërë botën me filmat e tij ku luan me aktorët më të famshëm, ka uruar Bajramin me një foto në Instagram ku ka shkruar: "Urime gjithve Fitër Bajrami", si dhe ka treguar se fotoja është bërë në xhaminë e Tetovës e ndërtuar në vitin 1945, transmeton Indeksonline.

Urimet e njëjta i pati edhe Ledri Vula, reperi kosovar, i cili në Facebook dhe Instagram uroi që kjo festë t`i gjejë të gjitha familjet me plot begati e lumturi.

Po ashtu, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Dhurata Dora në Instagram e ka postuar një fotografi të një xhamie, duke shkruajtur: "Me fat Fitër Bajrami për ju dhe familjet e juaja. Shëndet dhe lumturi për të gjithë juve", transmeton Indeksonline.
(Indeksonline)

Dhurata Dora, Ledri Vula, Blerim Destani Urojnë...