Këngëtarja Dhurata Dora pa dyshim që shënoi një sukses shumë të madh në vitin 2014 me këngën e saj "A bombi", e cila mori miliona klikime në youtube.
Megjithatë edhe ky projekt ashtu si shumë të tjerë të artistëve shqiptarë pati probleme. Ndaj kjo është edhe arsyeja që njëherë kjo këngë u fshi nga youtube.
Një pjesë e videoklipit është e xhiruar në një çerdhe fëmijësh në Durrës ku në prapavijën e videoklipit shfaqet një mur i pikturuar shumë bukur dhe me detaje.
Por në fakt ky lokacion i përzgjedhur nga produksioni Max Production nuk ka qenë i duhuri pasi pikturimi i atij muri është bërë nga një artiste suedeze Carolina Falkhol, të cilës nuk i është respektuar e drejta e autorit.
Pas rikthimit të kësaj kënge në youtube, shfaqja e vizatimit në murë në vidoeklip u bë e cenzuruar dhe kështu edhe në youtube nuk mund të shikohet më.
Ama ajo çka i ka nxjerrë problem Dhuratës është se piktorja suedeze Carolina Falkhol i ka kërkuar dëmshpërblim për shfrytëzimin e paautorizuar të punës së saj.
Përgjegjësi për këtë çështje duhet të japë edhe produksioni që ka realizuar klipin Max Production, mirëpo edhe kjo gjë është shumë e vështirë pasi Dhurata ka prishur kontratën e saj me Max Production dhe marrëdhëniet mes tyre janë shumë të acaruara.
(B.A/Teksteshqip.Com)
Dhurata Dora - A Bombi(Feat.Young Zerka)
[Teksti dhe Klipi]