>
BIOSHQIP

Dhurata Dora Publikon Videoklipin E Ri

16-08-2013
Dhurata Dora, këngëtarja e cila sapo ka lançuar në treg videoklipin e saj më të ri "Edhe pak" në bashkpunim me Dj Blunt & Real 1 dhe Lumi B, na rrëfen gjithçka në këtë intervistë reth projektit të saj të fundit...

Teksteshqip: Sapo keni lançuar në treg videoklipin tuaj më të ri "Edhe pak" në nashkpunim me Dj Blunt & Real 1 dhe Lumi B. Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Dhurata: Po, është një projekt në të cilin jemi angazhur shumë të gjithë. Kemi dhënë maksimumin që të bëjmë diçka më ndryshe dhe sa ma mirë për fansat.

Teksteshqip: Si lindi ideja për bashkpunim?

Dhurata: Dj Blunt më ka ftuar për të marrë pjesë në album dhe unë pranova me kënaqsi.



Teksteshqip: A po shpresoni që kënga do të pëlqehet dhe do të ketë sukses?

Dhurata: Kënga para videoklipit ka dalë në youtube dhe u prit shumë mirë. Prandaj dhe vendosëm që ta bëjmë me klip dhe shpresojmë që të ketë sukses të madh.

Teksteshqip: Para disa muajsh ju gjithashtu publikuat një tjetër këngë "I like dat" e cila u pëlqye mjaft shumë dhe ka mbi 1 milion klikime. Sa sukses pati kjo këngë?

Dhurata: Po, kënga "I like dat" u prit shumë mirë, kjo vrehet sidomos te klikimet.

Teksteshqip: Sa keni qenë e angazhuar nëpër koncerte gjatë kësaj vere?

Dhurata: Po, kam pas disa koncerte në të cilat kam kaluar shumë mirë.

Teksteshqip: Dhurata ju jetoni në Gjermani. Më çfarë merreni tjetër atje përveç muzikës?

Dhurata: Në Gjermani unë jam e angazhuar më shumë me shkollën edhe atje punoj vazhdimisht për muzikë.

Teksteshqip: Po pushimet veror ke vendosur ku do ti kalosh?

Dhurata: Nuk kam menduar shumë për pushim për shkak të punës, e tash pas koncerteve edhe klipit do gjej pak kohë edhe për pushime shpresoj.



Teksteshqip: Cilat janë projektet e ardhshme të Dhuratës? Do të na vish me nsonjë album, këngë të re apo s'ke vendosur akoma?

Dhurata: Për album ende nuk kam vendosur, mirpo patjeter që do ketë këngë të reja edhe klipe të reja.

Teksteshqip: A do ta shohim ndonjëherë Dhuratën në ndonjë festival?

Dhurata: Pse jo, ndoshta në të ardhmen.

Teksteshqip: Dhurata ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe me teksteshqip për videoklipin tënd të fundit që shpresojmë edhe ne të pëlqehet. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut?

Dhurata: Faliminderit edhe prej juve, i falenderoj fansat e mi për mbështetje dhe ju them se i dua shumë!
(Teksteshqip)

Dhurata Dora Publikon Videoklipin E Ri