>
BIOSHQIP

Dhurata Dora Premton Projekte Të Reja

16-10-2013
Këngëtarja e re, Dhurata Dora, planifikon që të lansojë këngë të reja në të ardhmen e afërt.

Bukuroshja bjonde e konfirmoi këtë gjatë një performance të saj të radhë në Barcode në Rahovec, pasi që këngëtarja jeton në Gjermani dhe nuk mban shpesh koncerte.

“Faleminderit shumë, shumë për përkrahjen, urime festa të gjthëve. Shumë shpejt disa këngë të reja nga unë, natyrisht hite...”, theksoi Dhurata.



Pos Dhuratës, e cila performoi ‘live’ disa prej këngëve të saj, kanë performuar në mënyrë sensacionale edhe një grup i ri i përbërë nga instrumentistët shumë të talentuar në darabukë, Sartani dhe Orhani, të cilët u përkrahën edhe nga deejay i ri, Dj Kresha.

Dhurata Dora është këngëtare e re, e cila është promovuar së fundmi me disa këngë.

Hitet e saj më të mëdha janë “I like” dhe “Edhe Pak” në bashkëpunim me Dj Blunt, Real 1 dhe Lumi B. Kjo e fundit ka më shumë se 1 milionë klikime në YouTube.
(Telegrafi)

Dhurata Dora Premton Projekte Të Reja