>
BIOSHQIP

Dhurata Dora Nuk Ndalet

19-11-2014
Edhe pse ka pak kohë që ka publikuar videoklipin e saj më të ri "A bombi", ajo nuk po ndalet. Fjala është për këngëtaren Dhurata Dora e cila me hitin e saj të fundit ka arritur të grumbullojë plot 1.1 milion klikime në youtube.



Por edhe pse ka përjetuar një sukses mjaft të madh me këngën e saj të fundit, ajo nuk e ka ndër mend të ndalet. Mësohet se Dhurata është rikthyer përsëri në studio për të punuar për këngën e saj të re. Kënga do të jetë produkt i Alandy dhe do të jetë përsëri në bashkpunim me Yang Zerken.

Kjo këngë do të shoqërohet edhe me videoklip i cili pritet të publikohet gjatë festave të fundvitit.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Dhurata Dora Nuk Ndalet