Dj Blunt dhe Real 1 kane publikuar videoklipin e tyre të ri në bashkëpunim me Dafina Zeqirin të titulluar “Mos e Nal”.
Dafina dhe Blunt, të cilët spekulohet se janë në një lidhje dashurie, kanë konkretizuar partneritetin apo ‘dashurinë’ e tyre me anë të një projekti që titullohet “Mos e Nal”.
Pjesë e këngës është edhe Real 1, bashkëpunëtori i përjetëshëm i Dj Blunt, transmeton telegrafi.
Videoklipin e ka punuar Max Production, kurse muzika nga vet Dj Blunt.
Kënga ritmike kthen në skenën muzikore shqiptare dyshen Dj Blunt dhe Real 1, kurse Dafina ende po shijon suksesin e hitit “Bloodah”.
Dj Blunt do ta promovojë projektin e ri sonte mbrëma në një performancë që pritet të jetë e jashtëzakonshme në Industry club.
(Express)
Dj Blunt & Real 1 - Mos E Nal(Feat.Dafina Zeqiri)
[Teksti dhe Klipi]