TEKSTESHQIP

Dj Blunt Rrefehet Mbi Ndarjen Nga Yllka Dhe Projektet E Reja

24-3-2013
Dj Blunt Rrefehet Mbi Ndarjen Nga Yllka Dhe Projektet E Reja
Flet Dj Blunt: Vendimi per ndarje, pas shume perpjekjesh per te shpetuar lidhjen

Ka vendosur te rrefehet per gazeten "Panorama" mbi projektet e tij te reja, bashkepunimet me kengetare te njohur, si dhe per jeten e tij private dhe ndarjen nga stilistja e njohur kosovare, Yllka Brada. Me nje qetesi te plote, Dj Blunt po e shijon jeten si beqar, ndersa per momentin nuk mendon te lidhet me ndonje femer, pasi do t’i perkushtohet punes.

Blunt, je duke punuar me albumin e ri, na thuaj si shkon puna, cilat jane synimet me kete projekt, me ke bashkepunoni dhe kujt ia dedikoni?

Po, eshte e vertete qe bashke me Real1 po punojme me albumin tone te shtate, te cilin do ta hedhim ne treg muajin e ardhshem, me promovime ne Prishtine dhe ne Tirane.

Ne kete album do jete dhe dueti me Jonida Maliqin, pse pikerisht Jonida?

Sepse eshte Jonida! I vleresojme te gjithe bashkepunetoret tane me te cilet punojme prej vitesh dhe i falenderojme per kontributin e dhene si dhe per muziken shqip. Real1 dhe une kemi qene me shume fat qe kemi punuar me kengetare te vertete.

Ka fitime? Sa i pasur eshte Dj Blunt, na trego per aq kohe sa je ne skene sa ke fituar, ku jeton, sa ke kursyer dhe a mbijetohet nga muzika?

(Qesh) Kjo ishte pyetje! Jetoj mes Prishtines, Oslos, ku jeton familja ime dhe Tiranes. Puna qe ne bejme nuk na lejon te qendrojme ne nje vend. Shkojme dhe bejme show kudo ne bote ku ka shqiptare, por keto tri qytete jane ato ku une kaloj kohe me se shumti, aty ku kam miqte dhe familjaret e mi. Per sa u perket fitimeve, ne jetojme shume mire, jo si Snoop Dogg, por me realitetin ketu duhet te jemi te kenaqur qe kemi pune. Pastaj, nese mendon dhe llogarit sa vite u be qe Real 1 dhe une punojme dhe investojme, atehere ndryshon puna. Mendoj qe nga ana profesionale dhe shpirterore kemi fituar shume.

Pervec fitimeve materiale, reperet jane dhe "pre" e femrave te bukura. Na thuaj, a ke pasur flirt me ndonje kengetare?

Ne ditet e sotme te gjitha vajzat jane kengetare, nuk mund t’i diferencoj dot.
Po miqesia juaj me Sheilen?

Sheila eshte nje kengetare e re dhe shume e talentuar e cila ka fituar "X Factor", me te cilen kemi kohe qe njihemi mes miqsh te perbashket. Une dhe Real 1 e kemi ftuar ne nje bashkepunim ne albumin tone te ri dhe po ashtu po punojme ne nje single, qe Sheila do e sjelle per publikun kete vere.

Blunt, ke pasur nje lidhje te gjate me stilisten e Stupcave, me te cilen ka pak kohe qe jeni ndare…

Po, kam disa muaj qe jam ndare nga nje lidhje disavjecare.

Si e ke perjetuar kete ndarje?

Si te gjithe njerezit, ndarjet nuk jane te kendshme. Edhe pse ne rastin tim ndoshta fakti qe vendimi eshte marre nga te dyja palet pas shume perpjekjeve per te shpetuar lidhjen, e ben shume me te lehte. Kur nuk shkon, nuk shkon…

Kane qene xhelozite qe kane cuar deri te ndarja?

Nuk besoj qe xhelozite jane arsye kryesore per ndarje, ato jane efekte anesore te nxitura nga dicka. Une mendoj qe karakteret, mentalitetet dhe prioritetet e ndryshme i shtyjne njerezit larg njeri-tjetrit deri ne ndarje.

Ke ndermend te fillosh ndonje lidhje te re dhe si do te ishte femra ideale me te cilen do te martoheshe?

(Qesh) Te marr pak fryme, kam ndermend t’i perkushtohem punes dhe te shijoj sa me shume sezonin veror bashke me miqte e mi. Te ardhmen e di vetem Zoti lart.
(blerand rexhepi Panorama)

Komente 0