TEKSTESHQIP

Dj Dalool Flet Për Rrugëtimin E Tij Drejt Suksesit

27-3-2013
Dj Dalool Flet Për Rrugëtimin E Tij Drejt Suksesit
DJ Dalool është njëri prej DJ – ve më të njohur shqiptarë në Europë. Bashkëpunimi i tij me Ardian Bujupi në këngën "Penthouse" ka bërë që muzika e tij elektronike të marrë famë edhe ndërkombëtare. Në një intervistë të tij për portalin Express, Dalool flet për rrugëtimin e tij drejt këtij suksesi.

Express: Ju jeni larguar nga Kosova për Zvicër në 2006-ën. Cilat ishin ambiciet e juaja atëherë?

Dalool:

U largova në Zvicër me ftesën për të qenë rezident në diskotekën shqiptare "Rinora 4". Mu duk një sfidë e veçantë por edhe rrezikshme pasi që unë më tani kisha ndërtuar një emër në skenën e muzikës elektronike në Kosovë me emrin tim artistik, por ambiciet për ta ngritur në një tjetër nivel me sfiduan dhe vendosa që të filloj gjithçka nga e para për arsye se në Zvicër isha krejtësisht i ri dhe nuk njihesha njësoj si në Kosovë. Por ja që me punë, përkushtim dhe sakrificë arrihet, e jo me fjalë, por vetëm me punë.

Express: Keni jetuar edhe në Australi, por si është vlerësuar muzika e juaj atje dhe në Europë?

Dalool:

Ne Australi isha vetëm 19 vjet dhe deshi fati që të kisha disa mundësi që të luaja në disa vende atje. Ende po zhvillohej DALOOL dhe nuk me kujtohet edhe aq shumë, por e di se Australia ka njërën prej skenave më të mira të "clubingut" në Botë. Ndërsa në Europë që nga 2006 kam kaluar nëpër stile të ndryshme të "dance muzikës" që nga ajo "Happy House" kur u largova në 2006, në këtë të sotmen e cila është bërë një "mash up" i vërtet dhe tanimë edhe nuk dinë si ta quan njeriu përveç se "Dance Muzike".
Express: Keni realizuar disa bashkëpunime, cilat i konsideroni të suksesshme?

Dalool:

Të gjitha kanë qenë të suksesshme me vetë faktin së gjithnjë jam munduar të zgjedh artistët të cilët unë mendoj se janë më të mirët për stilin e muzikës që unë dua ta krijoj.

Express: Ju keni elektrizuar edhe "Bareshën". Si pritet kjo këngë kur lëshohet nëpër diskotekat europiane?

Dalool:

Po mund të them së është bashkëpunimi më i veçantë që kam pasur ndonjë herë. Arsyeja është se nuk ka fjalë por melodi të luajtur në nivele të ndryshme nga K Master (Kushtrim Berisha). Për mua ende mbetet kënga më elektrizuese. Unë mendoj se kjo është një Insomnia për shqiptaret sepse gjithmonë shpërthen pavarësisht se ku luhet kjo këngë.

Express: A pritet të merrni pjesë në ndonjë festival të muzikës elektronike?

Dalool:

Për momentin kam shumë punë dhe nuk kam ndonjë ofertë interesante.

Express: Keni bërë edhe një bashkëpunim me Ardian Bujupin. A do të keni prapë bashkëpunime të këtilla?

Dalool:

Natyrisht se po

Express: Çka vlerësoni më shumë nga kënga Penthouse?

Dalool:

Seriozitetin e Ardian Bujupit për të qenë pjesë e kësaj kënge. Unë jam habitur se çfarë talenti ka Ardiani. Është i paparashikueshëm si artistë për mua. Me të vërtet është shumë, shumë i veçantë Ardiani po patet punë profesionale me të besoj se do të me kuptoni se për çka e kam fjalën. Nuk është labil në projekte të tilla dhe mënyra si kam hasur me disa artist tanë të cilët janë tej mase të kompleksuar edhe pse vetës i thonë artist. Unë nuk mendoj që artisti duhet të këtë kufij e kjo është ajo që bënë Ardianin të veçantë. Ndërsa Penthouse, me të vërtet do mbetet shumë në mendjen time sepse shumë gjëra kanë nderuar në jetën time prej se u lansua kjo këngë.

Express: A pritet ndonjë hit nga ju brenda këtij viti dhe a do të jenë solo apo bashkëpunime?

Dalool:

Kam bere rikonstruktimin apo (re mode) të këngës më të re të Ardian Bujupit, e cila do lansohet këtë verë. Po ashtu kam bashkëpunuar me bashkëpunëtorin tim Avaxus në disa projekte, po ashtu kitaristin e njohur Astrit Stafai i cili do të jetë një mega mega hit në të gjitha clube , ky është mendimi im. Shumë shpejt do të këtë një priveiw nga kjo këngë... ndërsa lansimi nga vera besoj.

Express: Si po ecën bashkëpunimi me kompaninë gjermane që ka marrë përsipër distribuimin e këngës Penthouse. A pritet që të distribuoj këngë të tjera që ju i krijoni kjo kompani?

Dalool:

Atë mundësi e kemi, por unë kam në mend disa labela edhe më të mirë. Shpresoj që t’ja arrijë.
Ardian Bujupi & Dj Dalool
Penthouse
[Teksti dhe Klipi]
(Ardian Jasiqi / Express)

Komente 0