TEKSTESHQIP

Dalool: “I Kemi Dhënë Një Frymë Të Re Muzikës Shqiptare“

25-7-2014
Dalool: “I Kemi Dhënë Një Frymë Të Re Muzikës Shqiptare“
Një prej deejayve më të njohur dhe më të mirë shqiptar, Dalool, ka dhënë një intervistë për Telegrafin, ku ai flet për projektet e tij të fundit, teksa foli edhe për nivelin e muzikës shqiptare.

Lansoi së fundmi një projektin shumë të suksesshëm, një remiks të hitit "TaBojaMeDrita" nga Flori, teksa po ashtu njihet për projektin e madh me Ardian Bujupin dhe Gentën, "Feel".

Ai shprehet i kënaqur me këto projekte, sidomos me remiksin.

"Mendoj se i kemi dhënë një frymë të re dhe tashmë edhe DJ shqiptar po arrijnë qindra mijëra klikime, sikur rasti im me këngën "Feel" dhe me projekte të tjera. Jam i gëzuar që shoh fytyra të lumtura kur dëgjohen këngët e mia. Me Florin njihem tash e katër vite dhe i urojmë njëri tjetrit çdo herë për punën. Flori e di se çfarë bën dhe kur e bën unë mendoj se ai e bën mirë dhe prandaj suksesi nuk është i rastësishëm", theksoi Dalool.

I pyetur se pse vendosi ta bënte remiksin me Florin, tha se Flori është një prej producentëve më të mirë shqiptarë, dhe më të kërkuar. Ai thotë se Flori është një shoumen i vërtet dhe një njeri që ka punuar në shumë projekte "dance" që janë të suksesshme.

"Tabojamedrita për mua është këngë e veçantë, por edhe personale, sepse kam kaluar shumë vite në klube tash e 17 vite ku gjithmonë kam qenë nën hijen e dritave. Kjo e bënë më personale edhe pse është këngë dashurie e parodie prap ajo mua më lidhë emocionalisht edhe Avaxusin, partnerin tim. Kemi bërë punë të mirë, besoj se do punojmë sërish me Florin", potencoi Dalool.

Remikset në muzikën shqiptarë tradicionalisht nuk janë shndërruar në hite dhe Dalool thotë se kjo ndërlidhet shumë me faktin se artistët kanë afinitet për të bërë muzikë për klube dhe remiksi garanton dëgjueshmërinë në diskoteka.

"Asgjë në të vërtetë nuk ka lidhje mes remiksit dhe shqitparëve, por ka ardhur koha që shqiptarët çdo projekt të suksesshëm i cili nuk është në klub ta krijojnë për klub, sepse aty është i gjithë fokusi i artistëve sepse tani më dihet se të gjithë aristët jetojnë nga këto mbrëmje nëpër klube".

"Remiksi i përmasave sikurse i tipit të florit i bëjnë klubet të shkunden, e tunden e këtë deejayt shqiptarë e kanë në qef, sepse pa bombë nuk shkundet klubi dhe prandaj kjo është puna e cila më angazhon mua si producent dhe deejay", theksoi Dalool.

Ai konfirmoi se ndër projektet e reja do të jetë remiksi i këngës "Puthe" nga Elvana Gjata, një projekt që pritet të lansohet së shpejti.

"Kam edhe angazhime të shumta në koncerte, do të vijnë edhe projekte të reja. Këtë fundjavë jam në Prishtinë, më pas natën e parë të Bajramit në Hardhia Bar në Rahovec, e kështu me radhë vazhdojnë mbrëmjet bashkë me Ardian Bujupin në turneun tonë", përfundoi Dalool.

Daloolin këtë fundjavë mund ta gjeni në klubet e Prishtinës, teksa natën e parë të Bajramit ai do të performojë i vetëm në Hardhia Bar.
(Telegrafi)

Komente 1