Emri i vertetë ishte Florian Kondi i njohur si doktor Flori i grupit WestSide Family. Dr. Flori ishte një ndër tre anëtarët e rep grupit shqiptar të njohur me emrin West Side Family. Rolandi, Miri dhe Flori, dikur shokë në një klase, dikur anëtarë të një prej grupeve më të njohura muzikore të Shqipërisë. Pas suksesit të madh me këngën hit ‘Mesazh’, shikohen në skenën e festivalit të "Këngëve të stinës", por tashmë jo për të kënduar, por për të prezantuar. Ndërsa Doktor Flori, si pjesë e grupit mjaft të njohur "West Side Family" do të mbahet mend edhe për bashkëpunimin me ish-kreun e Bashkisë së Tiranës dhe ish-kreun e opozitës, tashmë kryeministër, Edi Rama. Kënga e parë e debutuar nga ta, ishte "Tirona", prej nga doli edhe shprehja "Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë".
Teksti i këngës "Zjarr e Ftohtë", i kënduar nga këngëtari, Luiz Ejlli, fitoi në "Festivali i Këngës 44" dhe më vonë përfaqësoi Shqipërinë në "Eurovision Song Contest 2006". Ish-anëtari i grupit ‘West Side Family’, ishte baba i dy fëmijëve. Shkaqet janë ende të panjohura, por kantautori i njohur është dërguar në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza", në Tiranë dhe sipas mjekeve ai nuk ka pasur shenja jete.