Dr. Flori: Isha Më I Sinqerti, Ndaj Fitova “Vip Shpija“
2-12-2012
Dr. Flori është pëlqyer nga publiku për muzikën e bukur që bën, për tekstet e veçanta që shkruan, për stilin e tij unik. Prej vitesh ai ka marrë duartrokitjet prej artisti. Së fundmi vendosi të rrezikojë… Është vërtet e rrezikshme të dalësh përpara publikut 24 orë, duke u dhënë mundësinë shikuesve të kuptojnë karakterin, mënyrat, mendimet, qëndrimin. Ndodh që të penalizohesh edhe për formën se si ushqehesh apo fle… Mund të ndodhë që të mos pëlqehesh, dhe kështu publiku të përjashton bashkë me punën për të cilën më parë të ka dashur. Për Dr. Florin ia vlejti. Ai fitoi edicionin e tretë të reality show-t kosovar "Vip Shpija", duke "mënjanuar" shumë personazhe të tjera. Thotë se për të ishte një eksperiencë e fortë, duke shpjeguar për "Bluetooth" detajet e kësaj aventure.
Si ishte të rrije mbyllur?
Ishte një eksperiencë e fortë… Aty provon veten se sa durim ke dhe çfarë brumi je. E kalova me sukses, por jo pa vështirësi. Presioni ishte shumë i madh!
Sa herë deshe të ikje prej aty, po prapë ndenje?
Kam pasur momente të vështira, por për të dalë nuk më shkonte mendja, pasi i kisha vënë një qëllim vetes. Unë jam tip që nuk dorëzohem.
Për kë të mori malli më shumë?
Sigurisht për vajzën time më shumë, dhe për çdo gjë tjetër jashtë. Kur je aty brenda të duket sikur jeta vazhdon vrullshëm jashtë, por në të vërtetë çdo gjë rrjedh normalisht.
Brenda shtëpisë, kush të acaronte më tepër?
Asnjë njeri nuk më acaroi. Nuk acarohem kollaj, pasi jam në rregull me veten time, dhe kjo është shumë e rëndësishme.
Me Zhakun, si ishte puna?
Unë nuk kisha asnjë problem me Zhakun. Ajo problemet i kishte me veten! Kam njohur shumë personazhe si puna e saj, kështu që nuk më bëri ndonjë përshtypje të madhe.
Flisni më tani?
Nuk është se kam pasur ndonjë komunikim të shpeshtë me të para se të futeshim në "Vip shpija", kështu që nuk kam pse ta kem as tani.
Po miq, bëre aty?
Mendoj se po. Me Ardin, Arditin dhe veçanërisht me Shqipëriun…
Për kë ndryshove mendim gjatë kohës që jetuat në një shtëpi? Domethënë, kush nga ata që ishin aty doli ndryshe nga ç'kishe menduar?
Asnjë situatë nuk ma ndryshoi dot opinionin për këdo nga banorët.
Pse fitove ti?
Sepse isha më i sinqerti dhe më konstanti në mendimet dhe gjykimet e mia.
Sa lekë more? Fillove t'i shpenzosh apo akoma? Gjëja e parë që bleve?
'Lekët dhe mëkatet nuk tregohen', thotë një fjalë e urtë e popullit… Unë vazhdoj të shpenzoj njësoj si më parë e të blej të njëjtat gjëra si më parë.
Familja, çfarë të tha?
E pranuan fitoren qetësisht e më thanë nga një 'bravo' të ftohtë. Jeta vazhdon e qetë.
Tani me se do merresh? Duhet të presim ndonjë këngë të re tani shpejt?
Tani do të publikoj një këngë të re në bashkëpunim me Fabin e "Produkt 28", ose më saktë Fabian Bashën. Me këtë këngë do të marrim pjesë në Festivalin Kombëtar në TVSH. Është një këngë që e kam shumë për zemër dhe shpresoj të përcillet shpejt edhe tek ata që do e dëgjojnë.
Me 28 Nëntor ku festove?
Në Tiranë, duke përjetuar të gjithë atmosferën e jashtëzakonshme në kryeqytetin e mbarë shqiptarisë. Më pas performova në një club.

(Adelajda Xhamani Bluetooth)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0