TEKSTESHQIP
Dr. Flori & Fabi - Jam Ti
Dr. Flori & Fabi
Jam Ti

Teksti :: Song Lyrics
Dr. Flori

Kur të ngrihem nesër,do të ndiej se s'jam asgjë.
Gjithmonë i them vetvetes sot fillon një ditë e re.
E ndiej që të kam pranë, e ndiej që më mundon,
Kam zemrën për ty rreh dhe mendimet mi bllokon.
Është bukur, ka kuptim, ekzistoj sepse je ti,
Dua të të puth por kur më ikën si veri.
Kujtoj se kam gjithçka, por unë nuk kam asgjë,
Kam veten të mbuluar, kam mjegull edhe re.
Qeshe për një çast dhe ndrit ti për një çast,
E humba veten time, nga mjegulla do të dal.
Nuk është faji yt, ti e di, s'është faji im,
Nga hapësira rashë në tokë dhe prapë jam unë në kërkim.
Duart preken, por nuk prekin, buzët puthen, por nuk puthin,
Gënjejmë veten, por nuk marrim, në errësirë shpirtin e ngrysim.
Boll të mundova, të kam në shpirtin tim,
Të kam në çdo frymëmarrje, të kam në çdo mendim.
Të kam dhe kur kam pranë kalimtare për një çast.
Më fal i them vetvetes që jam kthyer kaq i vrazhdë.
Më fal, por unë nuk mundem të shoh dritë kur humbe ti,
Më mungon, nuk je, e di, unë jam ti.

Fabiani

Je frymë që marr, jam unë kur jam ti,
Thashë se kam gjithçka baby, gjithçka jam ti, yeah.
Je frymë që marr, jam unë kur jam ti,
Thashë se kam gjithçka baby, gjithçka jam ti, yeah.

Dr. Flori

Edhe kur qesh, dije se mendoj për ty,
Edhe kur qaj, dije se mendoj për ty.
Edhe kur dua, dua të më duash ti,
Ti e di shumë mirë, që unë jam ti.
Edhe kur qesh, qesh se s'mundem dot pa ty,
Edhe kur qaj, qaj se s'mundem dot pa ty.
Edhe kur dua, dua të më duash ti,
Ti e di shumë mirë, që unë jam.

Fabiani

Ndonjëherë kam fjalë,
ndonjëherë dua të të them më fal.
Ndonjëherë për ty kam mall dhe kohën ndal,
më pret ngadalë e di shumë mirë.
Jam ti, i kthej kujtimet ty unë të të gjej,
edhe njëherë pranë të të ndiej,
Por veten time e gënjej, urrej.
Baby më prit (ti e di që aty do vij),
Do jem (do të jem në përjetësi),
Të të them (do të jem unë përgjithnjë),
Dhe asgjë tjetër s'ka rëndësi.
Baby më prit (ti e di aty do vij),
Do jem (do të jem në pafundësi),
Të të them (do të jemi përgjithnjë),
Dhe asgjë tjetër s'ka rëndësi.

Baby më prit
Dhe kur të jetë momenti i fundit,
Që gjithçka do mbarojë dhe do mbyllim sytë.
Do të jemi aty lart, përsëri bashkë të dy.

Se:
Je frymë që marr, jam unë kur jam ti,
Thashë se kam gjithçka baby, gjithçka jam ti, yeah.
Je frymë që marr, jam unë kur jam ti,
Thashë se kam gjithçka baby, gjithçka jam ti, yeah.
Je frymë që marr, jam unë kur jam ti,
Thashë se kam gjithçka baby, gjithçka jam ti, yeah.
Je frymë që marr, jam unë kur jam ti,
Thashë se kam gjithçka baby, gjithçka jam ti, yeah.
Je frymë që marr.

Nga Vilsoni

DËRGOI:
Komente 0