Më mbaj mend (për 1 muaj)


Dren Abazi: Nuk Jam Tip I Nivellit Të Lartë


Nuk ka akoma asnjë votë

[07-03-2012]
Dreni muzika qe ju beni nuk eshte komerciale, ndjeni ndonje lloj epersie ndaj muzikanteve te tjere qe qarkullojne ne tregun e muzikes?
Muzika qe bej une ne pamje te pare nuk eshte komerciale, ne sensin se ndoshta nuk eshte "main streem", por besoj qe ne momentin qe arrin te pelqehet nga masa dhe te shitet ne nje fare menyre mund te thuhet qe ka edhe efekt komercial.

Nga cilet jeni frymezuar per te krijuar kete lloj muzike?
Degjoj shume muzike, degjoj gjithcka ndaj kam influenca te perziera. Jam ndikuar nga muzika jazz, dixieland jazz por edhe nga muzika klasike. Ne muziken time mundohem te bej sa me mire nje miksim te te gjitha ketyre zhanreve.

Pas nje skeci te Portokallise ku ju keni qene protagonist, ju keni fituar reputacionin e nje artisti qe thuhet se ju pelqen vetja. Eshte e vertet kjo gje?
Mund te them te kunderten. Nuk me pelqen vetja. E kuptoj qe "Portokalli" eshte nje format humoristik, por sinqerisht nuk e di e kujt ka qene idea per te me shfaqur te tille, pasi nuk kane arritur aspak te paraqesin karakterin tim.

Te vjen keq qe keni kete lloj imazhi apo te behet qejfi?
Nuk me vjen keq, sepse ne radhe te pare eshte vetem nje skec humoristik, qe normalisht duhet te jete i ekzagjeruar. Nga ana tjeter mund te them me shume bindje qe nuk ka te beje aspak me personalitetin tim.

Ju besoni se keni percjelle te publiku imazhin e duhur apo thjesht kur dilni ne skene ju visheni me personazhin qe doni ti shisni publikut?
Une tentoj te paraqes ne publik anen time me te mire te imazhit. Nuk e di sa ia kam arritur qellimit.

Juve ju kane vene ne prove edhe me nje tjeter kamera te fshehte te Top Chanel. Te ka ardhur keq per keto surpriza te papritura
Jo, s'me ka ardhur keq. Me ka ardhur mire per vemendjen qe me kane kushtuar. Fundja ata bejne punen e tyre, une timen (qesh).

Ne njefare menyre keto kamera te fshehta kane synuar te nxjerrin ane te panjohura per ju, beson se ia kane arritur qellimit?
E sa i perket asaj se a kane arritur te nxjerrin dicka nga une, nuk jam i sigurt.(qesh)

Ju keni filluar te jeni shume aktiv se fundmi ne Shqiperi. A ju pelqen menyra sesi trajtohen artistet ne Shqiperi?
Po, jam shume i kenaqur qe kam arritur te bej disa koncerte ne Tirane dhe qytete te tjera. Ndihem shume mire me pritjen e publikut ketu dhe normalisht besoj se trajtimi per te gjithe artistet ketu eshte korrekt.

Cili vend beson se eshte me i mire per artistet, Kosova apo Shqiperia?
Nuk besoj se ka ndonje dallim te madh, sidoqofte mund te them qe menyra e organizimit te festivaleve ketu eshte shume profesionale, e arrire dhe ne nivel mjaft te larte, ndersa kete fatkeqesisht s'e them dot per ne Kosove.

Ju jeni ne nje moshe relativisht te re, beson se suksesi per ty ka ardhur ne nje moshe te heret?
Jo,besoj qe kjo eshte moshe ideale kur ose e ben nje gje, ose nuk do ta besh kurre me vone.

A beson se suksesi, fama i prish artistet?
Ne momentin qe humbet ekuilibrin me vetveten, nuk i kontrollon dot veprimet dhe lejon qe nje sukses i momentit te te manipuloje atehere po. Por nese ke karakter te qendrueshem kjo nuk besoj qe duhet te te ndodhe.

Duke pasur parasysh fatin e keq te artisteve te medhenj si Amy Winehouse apo Whitney Houston a ke pasur ndonjehere frike edhe per veten?
Me vjen keq per ate qe ka ndodhur me keta artise, por e thashe qe fati i secilit eshte ne duart e tij dhe secili eshte pak a shume pergjegjes per menyren se si jeton.

A eshte e vertete qe artistet bien lehte pre e abuzimeve te ndryshme me alkoolin apo drogen?
Ky eshte me shume nje mit i krijuar per artistet. Nje mit sipas te cilit te gjithe artistet abuzojne me drogen, me alkoolin e me shume gjera te tjera. Kjo sigurisht qe do qendronte me shume sikur te flisnim per ndonje rockstar te viteve 60, kur Sex&drugs and rock&roll ishte moto globale, kur droga e alkooli ishte pak a shume menyre e te jetuarit te asaj kohe. Por koherat kane ndryshuar. Po e shohim edhe vete qe muzika qe po dominon sot, fatkeqesisht eshte shume larg asaj qe mund te quhet Rock&roll.

Perse mendon se artiste te medhenj shpesh shkojne drejt nje fundi fatal?
Une nuk do i kisha pergjithesuar gjerat. Nuk e bej kete asnjehere. Ka shume artiste te medhenj ne bote qe kane mbushur 70 vjet dhe jane shendosh e mire. Por ka edhe te tjere qe kane pasur nje fund te hidhur. Ta shohim kete ne sensin komercial ne rastin e ketyre te fundit, akti i vdekjes ka ndikuar ne menyre enorme ne popullaritetin e tyre edhe pas vdekjes. Ka shume artiste qe vazhdojne te shesin disqet e tyre shume me teper se ne kohen sa ishin te gjalle.

A mund ta shmangin fatalitetin artistet?
Cdo njeri normal besoj qe po te mund ta shmangte, do ta shmangte nje gje te tille. Ne qofte se ndergjegjesimi vjen me kohe atehere ky fatalitet do mund te shmangej, ne te kunderten jo. Psh, kitaristi i njohur Eric Clapton,ne vitet 60 ishte ne varesi te tmerrshme nga droga. Shume prej shokeve te tij perfunduan shume keq, kurse ai u mbyll 3 vjet ne shtepi dhe sot jeton akoma...Ka shume raste te ngjashme, normalisht nuk do i permendim te gjitha, por besoj gjithcka varet nga karakteri dhe personaliteti i gjithsecilit.
 (ina hoxha / bluetooth)



Komente mbi këtë artikull