Më mbaj mend (për 1 muaj)


20th Century Fox Blejnë Këngën “Natën” Të Dren Abazit


Nuk ka akoma asnjë votë

[14-03-2014]
Produksioni i filmit me renome botërore, 20th Century Fox, ka blerë të drejtat e shfrytëzimit të këngës “Natën”, si kolonë zanore për filmin e ri “Let’s Be Cops”.

Telegrafi ka mësuar nga burime të sigurta se kënga e titulluar “Natën” nën interpretim të Dren Abazit, është përzgjedhur si më e mira për filmin e 20th Century Fox në konkurrencë me dhjetëra këngë të tjera botërore.

20th Century Fox pas përzgjedhjes që bëri kompania “Visions from the Roof” vendosi të blente të drejtën e shfrytëzimit të këngës për filmin e ri hollywoodian, “Let’s Be Cops” ku rolin kryesor e ka aktori amerikan, Andy Garcia.

Është hera e parë që një këngë moderne shqiptare bëhet pjesë e një prej filmave hollyëoodianë, ndërsa gjithë çka ka mbetur tani është që vet këngëtari ta konfirmojë lajmin dhe ta presim filmin.
 (Telegrafi)

      Dren Abazi & Zig Zag Orchestra - Natën [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet