Më mbaj mend (për 1 muaj)


Dren Abazi, Suksesi Vazhdon Edhe Në Vitin 2015


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4
[26-12-2014]
Dren Abazi, këngëtari i njohur për publikun vjen në këtë intervistë ekskluzive për teksteshqip.com pak para festave. Projekti i tij i fundit ka qenë kënga "Sa larg" së bashku me Zig Zag Orkestrën. Muzika & Teksti janë bërë nga vetë Dreni, ndërsa inçizimi është realizuar nëstudion e RedRoom Records. Dren Abazi ka shumë plane për këtë fundvit, disa nga ato të cilat do ti shpalos edhe në këtë intervistë...

TeksteShqip: Dren, së fundmi keni publikuar videoklipin tuaj më të ri "Sa larg" së bashku me Zig Zak Orchestra. Mund të na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Dren Abazi: "Sa larg" është single i rradhës që sigurisht do jetë pjesë e albumit të ardhshëm që besoj do dalë nga mesi i vitit që po vjen. Ndodhi rastësisht që edhe kënga, ashtu dhe klipi i "Sa larg" të jenë në njëfarë mënyre gati në këtë prag festash dmth nuk është se e bëra me paramendim këtë gjë. Por duhet të them që në fakt po ta shohësh edhe tekstin, më shumë të asocion në një këngë dimri, në diçka që flet për një verë në largim dhe për një dimër që po troket në derë. Këngen e kam shtruar si projekt në fillim të nëntorit, dhe kam punuar 1 muaj në të. Normalisht, unë punoj me orkestracione më masive zakonisht, dmth në këngë që ka harqe, frymore, etj, të gjitha këto të regjistruara live dhe të gjitha këto detaje normalisht të marrin shumë kohë në krahasim me orkestracionet e thjeshta që mund ti bësh edhe me një laptop të thjeshtë. Video është bërë për 10 ditë, me 2 ditë xhirime.



TeksteShqip: Për çfarë flet kënga?

Dren Abazi: Kenga në fakt është një "love song", një këngë dimri që pret një pranverë të vijë.

TeksteShqip: Videoklipi është mjaft interesant. Bardh e zi dhe shum klasik. Prej nga ky inspirim?

Dren Abazi: Vetë stili i këngës është një gypsy jazz i viteve 20-30 të shekullit të kaluar dhe sigurisht që një video bardh e zi është ide më origjinale e pasqyrimit të një realiteti e kohë të atëhershme.

TeksteShqip: Sa jeni të angazhuar me koncerte tani për fundvit?

Dren Abazi: Si çdo fundvit tjetër edhe këtë vit normalisht që do jem te 3 netët festive me koncerte në vende të ndryshme. Kjo është mënyra më e mirë për ta festuar vitin e ri besoj. Pastaj shpresoj të iki diku disa ditë me pushime.



TeksteShqip: Cilat do të jenë projektet e tua të ardhshme pas këtij klipi?

Dren Abazi: Momentalisht jam duke punuar në muzikën e një filmi të metrazhit të gjatë, koproduksion shqiptaro francez, dhe kjo punë më sfidon shumë, kjo më pëlqen. Është hera e parë që punoj në filma të metrazhit të gjatë, pasi që kam shkruajtur muzikën për disa filma të shkurtër. Njëkohësisht albumi i ri është në përfundim e sipër siç e thashë më sipër dhe shpresoj të jetë gati deri në gjysmën e vitit të arshëm.

TeksteShqip: Vëllai juaj Arti, po korr mjaft sukses në skenën tonë muzikore. Sa ndikoni ju në shijet e tij muzikore dhe a do të kemi së shpejti ndonjë duet nga dy vëllezërit?

Dren Abazi: Jam shumë i gëzuar për Artin. Personalisht mendoj që është mjaft i talentuar, por njëkohësisht më duhet të them që shijet muzikore i kemi mjaft të ndryshme dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Një duet edhe mund të bëhet, akoma s'e kemi menduar seriozisht.

TeksteShqip: Diçka nga jeta private...

Dren Abazi: Në jetën private nuk është që kam ndonjë ndryshim që vlen ta theksoj. Jam gjithnjë i mendimit që jeta private është më mirë të ngelet e tillë.



TeksteShqip: Ku do ju gjejnë fansat për vitin e ri?

Dren Abazi: Vitin e kaluar natën e vitit të ri isha në Tiranë ndërsa këtë vit do jem në Prishtinë pas shumë kohësh dhe normalisht do kem kohë të festoj edhe me familjen.

TeksteShqip: Dren, faleminderit që gjete kohë për intervistë. Cili është urimi yt për fansat për vitin e ri 2015?

Dren Abazi: Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e ri gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Le të jetë ky një vit i ri me më shumë dashuri për njëri tjetrin.
 (B.A/Teksteshqip.Com)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet