Dren Abazi: Ja Pse Ledina Çelo Më Zgjodhi Mua
22-12-2012
"Ledina donte të rikthehej me një këngë pas një pauze relativisht të gjatë që pati nga skena dhe mendoi që unë mund t’i shkruaja një këngë që do e sillte atë ndryshe nga herët e tjera"
Dren Abazi tashmë është një emër i njohur në botën e artit shqiptar. Një këngëtar i ri dhe mjaft i talentuar, i cili numëron disa hite dhe bashkëpunime të suksesshme. Krijimi i tij më i fundit është ai me Ledina Çelon. Një bashkëpunim që është pritur mjaft mirë dhe që shënon rikthimin e këngëtares së njohur në tregun muzikor shumë kohë pas lindjes së djalit të saj. Kënga është mjaft e ngrohtë, sensuale dhe Ledina ka ditur vërtetë ta "ndezë" pas një pauze të gjatë publikun e saj. Ndërkohë Dreni tregon në këtë intervistë si lindi ky bashkëpunim dhe si ishte puna me një nga këngëtaret më të njohura të muzikës së lehtë shqiptare.
Dren, si lindi ideja e bashkëpunimit me Ledinën?
Ideja ishte e Ledinës. Ajo donte të rikthehej me një këngë pas një pauze relativisht të gjatë që pati nga skena dhe mendoi që unë mund t’i shkruaja një këngë që do e sillte atë ndryshe nga herët e tjera. Normalisht që unë pata kënaqësinë të punoja me një këngëtare siç është Ledina, shumë profesioniste dhe shumë e përkushtuar në atë që bën. Unë jam shumë i kënaqur me rezultatin e punës sonë. Kjo është e vetmja gjë që mund të them, pasi kam parë edhe sesi është pritur kënga nga publiku por edhe komentet që ka marrë në Youtube dhe rrjetet sociale.
Çfarë ju ka bërë përshtypje gjatë punës me të?
Janë shumë gjëra, por më së shumti më ka bërë përshtypje përkushtimi që ka në punë Ledina. Ka një seriozitet të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë në punë.
"Më ndez" është një këngë mjaft sensuale, erotike… Është e vështirë të krijosh muzikë të tillë?
Këngën që kam shkruar e ka kënduar në mënyrën më të mirë të mundshme, kështu që normalisht edhe Ledina i ka dhënë atë anën e saj sensuale këngës. Pastaj edhe melodia që kam krijuar i është përshtatur tekstit, që mendoj se është mjaft i ndjeshëm, romantik, mbase edhe erotik.
Duket se bashkëpunimet me këngëtaret femra për ju kanë qenë shumë të suksesshme… Është e vërtetë kjo edhe për ju?
Mesa mbaj mend, s’kam bërë bashkëpunime me ndonjë mashkull ndonjëherë. Pastaj edhe bashkëpunimet që kam pasur mendoj që vërtet ia kanë vlejtur, meqenëse kam bashkëpunuar me disa prej këngëtareve më të mira të skenës shqiptare.
5 gjërat më sensuale te një femër, për ju, cilat do të ishin?
Nuk do të mund të radhitja vetëm 5 prej tyre. Mendoj se te një femër ka më shumë se pesë gjëra që tregojnë apo shfaqin sensualitetin e saj.

(MAPO)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0