Dren Abazi I Përgatitur Për çdo çmenduri
22-6-2013
Dren Abazi mbetet një nga këngëtarët më të pëlqyer e më të lakmueshëm tek femrat. Dhe ai di mirë si ta mbajë këtë publik pas vetes, pasi përherë dhuron këngë të veçanta. Këtë herë ai ka sjellë "Si era", një këngë mjaft të ngrohtë dashurie dhe muzikën ideale për të shijuar një pije të freskët anës detit. Në fakt edhe klipi është xhiruar në Driamdes, plazhi i bukur i frekuentuar nga shumë turistë në muajt e verës. Këtë vend ka zgjedhur Dreni për një histori dashurie, që sipas tij ka kaluar "si era". Këngëtari në këtë intervistë ka folur për projektet e tij të verës dhe historinë që shoqëron "Si era"
Dren sapo është publikuar kënga jote më e re "Si Era". Kujt ia dedikon këtë këngë?
Kjo këngë është një këngë shumë intime dhe personale e imja, andaj si e tillë edhe dua të mbetet.
Klipi sjell atmoseferën e verës, ndjenja të ngrohta dashurie… dashurojnë më shumë njerëzit në verë apo i përshtatet më shumë stinës gjendja e klipit?
Klipi është një ilustrim i asaj se si e ndjej unë këngën... Shumë nga këngët e mia kanë të bëjnë me detin, diellin etj... Kjo është një pasqyrë tipike e një disponimi të tillë.
Besnik i një rryme të veçantë në tregun tonë muzikor, të qëllon shpesh të tundohesh për eksperimente të reja?
Gjëja më e vështirë për tu arritur është krijimi i një identiteti artistik...Ajo që të dallon nga të tjerët... Në momentin që e krijon një diçka të tillë nuk më duket ide e mirë që të provosh ta ndryshosh atë...
A ka një vajzë që është "Si era" për ty ?
Kënga flet për një histori që ka kaluar tashmë (qesh)
Konsiderohesh si një nga artistët më joshës dhe interesant për femrat. Si është të ndihesh i lakmuar nga shumë femra?
Të jesh i pëlqyer është diçka shumë e këndshme. Sidoqoftë e kam thënë edhe herë të tjera që nuk është kjo diçka që më bën shumë përshtypje...
Ke pasur ndonjë rast fansesh të fiksuara?
Po, ka edhe raste të tilla...por s'ke ç'të bësh... Në momentin që i futesh kësaj pune duhet të jesh i përgatitur për gjërat më të çmendura, të cilat mund të të ndodhin rrugës.
Këtë verë cilat janë projektet e tua?
Edhe kjo do jetë si çdo verë tjetër...E nxehtë , me koncerte e evente të ndryshme lartë e poshtë...Është ndjenjë e mirë kjo, përveç lodhjes, përjeton momente shumë të këndshme. Sheh vende që nuk i ke parë ndonjëherë, takon njerëz të rinj etj...
Stina e koncerteve si duket, kanë rënë apo janë shtuar kërkesat?
Unë jam i kënaqur se si më kanë ecur punët...Jam mjaft aktiv dhe kjo më mbush me energji shumë pozitive.
Ku paguhen më shumë këngëtarët?
Në dasma sigurisht hahah…..

Dren Abazi & Zig Zag Orchestra
Si Era
[Teksti dhe Klipi]
(shqiptarja)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0