Edhe Dren Abazi Në “Kënga Magjike“
15-11-2013
Se nuk i ka në qejf festivalet e ka pohuar edhe vetë. Por siç duket një ftesë e bërë nga kantautori Ardit Gjebrea për pjesëmarrje në festivalin "Kënga Magjike" i ndryshoi mendjen. Këngëtari i mirënjohur Dren Abazi, tashmë ka vendosur që këtë të diele në "E diela Shqiptare" të prezantojë këngën e tij garuese për këtë eveniment...
Pas vete ka renditur një bagazh këngësh me vlera artistike. Dhe një të tillë besohet se do ta prezantojë së shpejti përpara publikut të tij. Dren Abazi, ka treguar për Tribuna se raportuarit të tij muzikorë po i shtohet edhe një këngë e re, me të cilën ai ka vendosur të garojë në festivalin "Kënga Magjike". "Do të jem pjesëmarrës në festivalin ‘Kënga Magjike’.
Është një këngë që e kam bërë enkas për festival. Do të prezantohem të dielën, javën e fundit, me 17 nëntor. Të ju them të drejtën unë nuk i kam fort në qejf festivalet, por meqë kam pasur ftesë nga Ardit Gjebrea, e mendova si ide. Atëherë e pata edhe një këngë shumë të mirë, për të cilën mendova se do të jetë një prezantim i mirë në festival", ka sqaruar këngëtari.
Në Shqipëri është duke ndodhur diçka...
Duke mos dashur të rrëfejë më shumë detaje rreth këngës së re, njëri ndër këngëtarët më të pashëm të estradës ka njoftuar se gjithçka rreth këngës do të prezantohet këtë vikend. "Këngën do ta dëgjoni të dielën dhe do merren vesh të gjitha. Mund të tregoj që këngën e kam punuar vetë, ndërsa për tekstin kam bashkëpunuar me Elina Dunin".
Megjithëse festivali të cilit i është futur Dreni, ka frymë garuese, ai nuk pretendon ndonjë çmim. Për të është e rëndësishme paraqitja korrekte dhe me dinjitet. "Sinqerisht nuk më bëjnë përshtypje këto gjëra, sepse nuk tregojnë shumëçka. Zakonisht ka edhe artistë shumë të mirë që nuk marrin çmime. Mendoj që çmimet janë shumë relative. Kështu që nuk është diçka që unë me çdo kusht e dua. Për mua është shumë më i rëndësishëm një prezantim korrekt dhe i denjë".
Por Tirana nuk po e thërret vetëm përmes këtij festivali. Njëri prej zërave më të ëmbël të skenës sonë ka kohë që angazhimin muzikor, më shumë se gjithkund tjetër, e ka shtrirë në Shqipëri. Duke jetuar mes Prishtinës dhe Tiranës, Abazi ka bërë me dije se paraqitjet e tij janë më të shumta aty ku kërkohet më shumë. Kështu të paktën e arsyeton edhe angazhimin më të madh artistik në Shqipëri.
"Kjo nuk është zgjedhje e imja. Por siç po e shohim edhe vetë Prishtina është shumë keq sa i përket organizimeve kulturore në tërësi, mos të them vetëm në muzikë. Është një moment i heshtur do të kisha thënë në të cilin ne po kalojmë këtu. Ndërsa në Shqipëri jam duke punuar më shumë meqenëse është duke ndodhur diçka. Mundësitë janë më të mira momentalisht atje. Andaj edhe jam më i angazhuar në Shqipëri. Pastaj unë e kam edhe një studio atje. Edhe pse unë jam në lëvizje gjithë kohës. Por momentalisht jam pak më shumë i angazhuar në Shqipëri".
S’flet për jetën private
E një fakt tjetër që është shumë evident në skenën tonë, janë edhe bashkëpunimet mes kolegëve e zhanreve të ndryshme. Por një të tillë këngëtari mohon ta ketë në plan tani për tani. "Njëherë nuk jam duke menduar për diçka të tillë. Thjeshtë është diçka që nuk planifikohet. Bashkëpunimet më të mira lindin spontanisht. Por unë vazhdoj të bëj këngë edhe për artist tjerë".
Edhe pse i hapur në bisedë rreth karrierës, kur vjen puna tek jeta private, këngëtari nuk parapëlqen të flasë. Ai duke qeshur ka treguar prerë se nuk dëshiron të flas për këtë kënd të jetës së tij. "Nuk pëlqej të flasë për jetën time private".

(Nita Brsiku)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0