TEKSTESHQIP

Dren Abazi
Ndoshta
Lyrics

Ndoshta sonte ti vetëm je
E gjumi t’ka zënë
Buzët akoma të ngrohta i ke
Gota nga dora t’ka rënë

Por, ti n’mua zgjuar je
E as gjumi s’të ka zënë
Ti më buzëqesh
Më puthë e fortë m’shtrëngon

Ndoshta sonte ti po fle në krahët e tij
Apo ndoshta ty gjumi s’të zë
Dhe në shpirt ndien vetminë
Ndoshta sonte as vetëm s’je,
As në mendje s’më ke
Por unë ty akoma të pres,
Çdo ditë, çdo natë, çdo mëngjes

Ç’pati vërtetë midis nesh
Asnjëri s’e di,
Ndoshta unë s’të desha vërtetë,
Ndoshta e vërtetë s’ishe ti

Dhe si përherë natën vonë
Kur mendja udhëton e s’gjen qetësi
Ti gjen një rrugë e vjen te unë
E unë tretem në pafundësi

Ndoshta sonte ti po fle në krahët e tij
Apo ndoshta ty gjumi s’të zë
Dhe në shpirt ndien vetminë
Ndoshta sonte as vetëm s’je,
As në mendje s’më ke
Por unë ty akoma të pres,
Çdo ditë, çdo natë, çdo mëngjes
INFO
Materiali muzikor është bërë i disponueshëm tek publiku i kompletuar bukur me anë të një videoklipi, për video produksionin e të cilit është përkujdesur Rita Krasniqi. Ky videoklip u publikua më 2 Mars 2023. Komponues i muzikës dhe autor i fjalëve të tekstit është vetë artisti, teksa për këngën ka punuar në studio Sergio Hajdini.