>
BIOSHQIP

Drenusha Latifi: “Lindja E Vajzës Më Ndryshoi Jetën“

19-08-2015
Këngëtarja e njëkohësisht njëra nga vajzat që mban në kokë kurorën e më të bukurës në Kosovë, është bërë nënë. Ajo ka sjellë në jetë vajzën Ynva nga lidhja e saj me Atilla Burgijën. Bukuroshja shqiptare për herë të parë që pas lindjes së vajzës ka folur për ndjesinë e të bërit nënë dhe ndryshimet që kanë ndodhur në jetën e saj pas ardhjes në jetë të Ynvas. ‘Natyrisht që jeta tash ka marrë krejt kuptim tjetër me ardhjen në jetë të vajzës, ka net pa gjumë shumë, por janë netët më të bukura, po ashtu jeta është bërë më rutinë, duke marë parasysh orarin e zgjimit dhe ushqimit të saj. Për ne të dy është një periudhë shumë e veçantë dhe e bukur, më duket se për krejt prindërit është një fokus i veçantë dhe nuk di të diskutosh tema të tjera, por vetëm ato të fëmijëve. Gjithë kohën jemi duke ia kushtuar asaj me shumë kënaqësi dhe mund të them lirisht se është momenti më i bukur ai i të qenët prind’’, ka thënë për Panoramën ish-miss Kosova. Drenusha Latifi për momentin jeton në Suedi, ku është vendosur që gjatë shtatzënisë së saj, duke u shkëputur përkohësisht nga aktivitetet muzikore.
(Panorama.Al)

Drenusha Latifi: “Lindja E Vajzës Më Ndryshoi Jetën“