>
BIOSHQIP

Drenusha Latifi, Nuse E Preshevës

01-07-2012
Drenusha Latifi është shumë e përkushtuar ndaj këngës, mbase pas disa ditësh do të lansojë edhe videoprojektin më të ri. Por ajo që e bën më të lumtur kohëve të fundit është dashuria, për të cilën këngëtarja Drenusha Latifi thotë se po i shijon ditët më të lumtura të jetës së saj. Edhe pse nuk preferon të flasë për të dashurin, ajo nuk e përjashton faktin se dashuria po e bën të ndjehet mirë. Më shumë rreth dashurisë dhe planeve të tjera flet Drenusha për "Zëri". Tashmë keni ndryshuar edhe statusin, si po i kalon Drenusha ditët e dashurisë? Dashuria më ka bërë të ndryshoj shumë gjëra në mënyrë pozitive. Fatmirësisht kam gjetur shpirtin tim binjak me të cilin po e shijojmë në maksimum këtë verë të nxehtë. Do të na zbulosh identitetin e të dashurit tuaj? I dashuri im është nga Presheva, por jeton në Prishtinë. Nuk është fytyrë publike dhe nuk i takon as profesionit tim. Ndërsa sa i përket emrit nuk mund ta zbuloj, sepse nuk e shoh të duhur momentin e zbulimit. Thjesht jemi bashkë dhe po i kalojmë ditët më të lumtura të jetës sime. Ne sapo jemi kthyer nga një pushim në Turqi ku kemi kaluar për mrekulli dhe uroj që këtë pushim ta kemi gjithnjë bashkë. Keni menduar më parë se do të bëheni nuse e Preshevës? Të them të drejtën dëshirë e imja ka qenë që i dashuri im të jetë i asaj ane meqë unë jam nga Gjilani. Por nuk kam menduar se mund të jetë pikërisht nga Presheva. Por ja që kësmetit nuk i dihet (qesh). Çfarë keni përgatitur këtë verë për adhuruesit? Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë që do ta lansoj videoprojektin e ri muzikor, të titulluar "Future Love". Kënga është tipike verore, me një tematikë dashurie, e përgatitur nga Florent Boshnjaku dhe me tekst të Big Bastës. Kam përshtypjen se kënga por edhe kripi do të pëlqehen në publik. Cilat janë ndryshimet tuaja që do të na sjellësh në këtë klip? Xhirimet e videoklipit do të bëhen me produksionin "Urban Graphics", do të ketë skena mjaftë interesante. Unë do të paraqitem si një jashtëtokësore, dhe do të jetë diçka e improvizuar. Do të jetë një klip i paparë deri më tani. Nuk identifikoheni si këngëtare e dasmave, përse nuk e keni provuar veten të këndoni në këto ahengje muzikore? Të them të drejtën deri më tani nuk kam patur interesim për të kënduar në ahengje të ndryshme gazmore. Në qoftë se do të kisha nisur edhe këtë punë, atëherë besoj se do të isha lodhur shumë. Jam një njeri që i kushtoj shumë rëndësi shëndetit dhe nuk e lodhi veten. Përveç këngës, çfarë po bën tjetër Drenusha? Momentalisht nuk po merrem me ndonjë punë tjetër, kohën e lirë zakonisht po e kalojmë në pishina bashkë me të dashurin.
(kastriote bajrami/zeri)

Drenusha Latifi, Nuse E Preshevës