>
BIOSHQIP

Drenusha Latifi: “Jam E Kënaqur Me Suksesin Tim”

08-02-2014
Ish modelja, këngëtarja kosovare Drenusha Latifi vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për www.tekseshqip.com. Së fundmi Drenusha para një muaji lansoi klipin e saj më të ri "Oxygen", klip për të cili do të na flasë më shumë në këtë intervistë. Sai përket porjketve të saj të reja Drenusha thotë se nuk ka asgjë konkrete por na mbetet të presim në të ardhmen.

TeksteShqip: Drenusha, së fundmi para 1 muaji keni publikuar videoklipin tuaj më të ri "Oxygen" ft Liridon. Na flisni pak më shumë rrreth këtij projekti?

Drenusha: Është një projekt me të cilin jam marrë më shumë në brendësinë e tij sesa jasht, dmth pasi ka mbaruar videoklipi, unë nuk jam marrë fare me të, më pastaj e kam lënë në dorë të publikut dhe po duket që është pritur shumë mirë.



TeksteShqip: Sa jeni ndarë e kënaqur me suksesin e kësaj kënge deri tani?

Drenusha: Jam shumë e kënaqur me këtë projekt. Në përgjithësi jam e kënaqur me suksesin tim.

TeksteShqip: Si lindi ideja deri tek ky bashkpunim?

Drenusha: Këtë ide e ka dhënë orkestrusi dhe kompozitori i kësaj kënge Shkumbin Nebihu, ka qenë ideja e tij edhe ai e ka gjet Liridonin.



TeksteShqip: A jeni e angazhuar kohëve të fundit nëpër koncerte?

Drenusha: Kam shumë ftesa por jam në pushim të vetës, kam qenë e lodhur me këtë projekt, mendoj të pushoj pak.

TeksteShqip: Cilat do të jenë projektet e tua të ardhshme pas këtij klipi?

Drenusha: Nuk di, nuk bëj plane asnjëherë.

TeksteShqip: Ke menduar të realizosh ndonjë album?

Drenusha: E kam cek në shumë intervista "Ka ik koha e Albumeve", unë do të kem për momentin vetëm këngë dhe klipe.



TeksteShqip: Po në ndonjë nga festivalet tona do ta shohim Drenushën? Ka një kohë që nuk jeni paraqitur nëpër festivale?

Drenusha: Apsolutisht jo, njëherë për njëherë as nuk i ndjek fetivalet, u bënë sa vite, e lere më të marrë pjesë.

TeksteShqip: Drenusha, faleminderit që ishe me ne në këtë intervistë?

Drenusha: Faleminderit juve për intervistën.
(Teksteshqip.Com)

Drenusha Latifi: “Jam E Kënaqur Me Suksesin Tim”