>
BIOSHQIP

Përfundon “Love Story” Për Drenushën?

26-02-2014
Si duket nuk po funksionon lidhja mes Drenushës dhe të ashtuquajturit Atilla për të cilët është komentuar bukur shumë në opinion. Çifti u njoh kohë më parë dhe brenda disa muajve u bë e njohur lidhja e tyre.

Gjatë kohës sa ishin bashkë, ata janë parë të kalojnë çaste të mrekullueshme pranë njëri-tjetrit, gjë që këtë dashuri shpeshherë e kanë paraqitur edhe me anë të fotove që kanë postuar në profilet e tyre në rrjetin social “Facebook”.

Mirëpo kohëve të fundit janë nxitur reagimet pasi që Atilla i ka larguar të gjitha fotot që ka pasur me Drenushën në adresën e tij në “Facebook”.

Atilla nuk deshi të flasë rreth kësaj çështje por me anë të largimit të këtyre fotove na lë të kuptojmë se diçka ka ndodhur mes çiftit, përderisa Drenusha gjatë tërë kohës e ka të fikur celularin. Kjo situatë e krijuar mes tyre ka ngritur dyshime tek opinioni për një ndarje të mundshme.

Si duket këngëtarja tani më shumë është e përkushtuar në ndërtimin e karrierës muzikore, dhe kjo ka bërë që të arrijë suksese të merituara.
(Zëri)

Përfundon “Love Story” Për Drenushën?