TEKSTESHQIP

Drenusha Latifi Nuk Preferon Të Kendojë Nëpër Dasma

15-8-2012
Drenusha Latifi Nuk Preferon Të Kendojë Nëpër Dasma
Drenusha Latifi, një këngëtare e dhënë pas baladave dhe zhanrit zbavitës, por jo e dhënë edhe pas këngës popullore. Ajo për dallim nga shumë këngëtare të tjera, nuk preferon të këndojë në dasma e ahengje të ndryshme gazmore, ngase, sipas saj, koncertet dhe mbrëmjet e ndryshme muzikore i sjellin më shumë kënaqësi se sa dasmat. Mirëpo përveç saj ajo është një tip që nuk dëshiron të lodhet shumë dhe kjo është edhe njëra nga arsyet që nuk dëshiron të këndojë në dasma, sepse të kënduarit nëpër këto ahengje gazmore shkakton një lodhje të madhe te këngëtari.

"Të them të drejtën deri më tani nuk kam pasur interesim për të kënduar në ahengje të ndryshme gazmore. Në qoftë se do të kisha nisur edhe këtë punë, atëherë besoj se do të isha lodhur shumë. Jam një njeri që i kushtoj shumë rëndësi shëndetit dhe nuk e lodhi veten", ka thënë ajo për "Zërin". Momentalisht Drenusha është duke shijuar bashkë me adhuruesit e saj këngën dhe videoklipin e fundit që lansoi javë më parë.
(K. Bajrami / zeri)

Komente 0