Drilon Berisha, Duet Me Adelina Berishën?
23-8-2012

Këngëtari Drilon Berisha në një bisedë për Express, pas realizimit të albumit të tij, thotë se dëshiron ta realizojë edhe një duet me këngëtaren atraktive Adelina Berisha. Kohëve të fundit ai ka realizuar edhe "single"-in e tij "Veç me ty".
Këngëtari Drilon Berisha, pas realizimit të albumit të tij të parë, tashmë ka sjellë për publikun e tij edhe këngën "Veç me ty".
Këngëtari i ri, por që premton shumë, thotë se ka ngelur i kënaqur me albumin e parë dhe po vazhdon të punojë rreth albumit të dytë.
"Tash jam duke bërë përgatitjet për të sjellë edhe disa këngë të tjera e më pastaj natyrisht që do të mundohem të sjell edhe një album tjetër. Falënderoj bashkëpunëtorët e mi Arsim Bunjakun dhe Enis Preshevën, në veçanti Ilir Beranin që përkujdeset për këngët e mia" ka thënë ai në një intervistë për "Express".
Adelina Berisha është këngëtarja me të cilën ai do të dëshironte të këndonte, e të cilës së shpejti do t'i bëjë ftesë për një duet.
"Këngëtarja shqiptare që më pëlqen mua për këngët dhe stilin e saj të muzikës është Adelina Berisha. Nuk përjashtohet mundësia që së shpejti t'i bëj ftesë për të kënduar një këngë së bashku me të", shtoi ai.
Driloni thotë se e gjen inspirimin tek njerëzit që e rrethojnë, shoqëria të cilët edhe e kanë shtyrë të merret me muzikë, duke parë talentin e tij.
Këngët e tij mundohet t'i sjellë në mënyrën më të mirë, duke ua dedikuar admiruesve që tashmë ka mbledhur rreth vetes.
"Fansat e mi dhe ata që e dëgjojnë dhe e pëlqejnë muzikën time më shtyjnë të punoj sa më shumë për të dhënë më të mirën nga vetja, ndërsa falënderimi më i madh për gjithçka që kam arritur deri më tash i takon familjes sime", ka thënë ai.
Driloni studion gjuhen angleze, kurse në kohën e lirë merret me sport. Tenisi është sporti i tij i preferuar.
Porosia e tij është që të gjithë të rinjtë t'i përkushtohen shkollimit!

Drilon Berisha
Veq Me Ty
[Teksti dhe Klipi]
(Express )
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
 Shën Shtjefni, Protomartir Shën Shtjefni, Protomartir
 Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
 Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
 Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
 Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
 Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
 Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
 Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
 Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet" Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0