TEKSTESHQIP
Tan Jashari - Fluturo Shqipja Mbi Korab
Tan Jashari
Fluturo Shqipja Mbi Korab

Nuk është i një rëndësie dytësore fakti që projekti muzikor u finalizua në ekranet tona i ilustruar këndshëm edhe me klip muzikor, produksionin e të cilit e përgatiti MAX Production. Ky videoklip u publikua më 14 Gusht 2012. Për vijën melodike dhe për okestracionin është kujdesur Edmond Zhulali, teksa këngës i janë përshtatur vargjet nga Naim Plaku.
Teksti :: Song Lyrics
O moj shqipja e shqiptarit
Çka po sheh n'maje t'Korabit
A je ktu a je krenare
Ne ket vjesht njiqind vjeçare

Dil nga Lura Reçi e Dardha
Kater gryket e Maqellara
Dibra e vogel Dibra e madhe
Me nand male shtat minare

Ref...x2
Sillu shqipe nga kalaja
Kjo eshte Dibra maja maja
Dibra pushken e ka zanat
Per Shqiperi e per bajrak

Fluturo n'kala t'Grezhdanit
Ku jan rranjet e dibranit
Sillu shqipe n'fush t'Gjorices
N'Koxhaxhik e n'gryk t'Radikes

Dil ne fushe te Tervijollit
Ku ndrit shpata e Kastriotit
Vjen nji za sa tundet dheu
Ktu ka trojet Skenderbeu

Ref...x2
Sillu shqipe nga kalaja
Kjo eshte Dibra maja maja
Dibra pushken e ka zanat
Per Shqiperi e per bajrak

Dil n'konak t'lidhjes Prizrenit
Iljaz Dibra ne krye te venit
Bojn kuvend si e don vatani
Sheh Bulqiza e sheh Zerqani

Ku po shkojm kto dit nandori
Vehbi Dibra e Dom Kaçorri
E ku m'je shqipja e dibranit
N'krah i ri Ismail Qemalit

Ref...
Sillu shqipe nga kalaja
Kjo eshte Dibra maja maja
Dibra pushken e ka zanat
Per Shqiperi e per bajrak

Dibra pushken e ka zanat
Per Shqiperi e per bajrak

DËRGOI:
Komente 3