Edlira Topallaj
Më Mungon
Më Mungon
Kënga ka punuar si kompozitor Agron Xhunga, ndërsa për fjalët e këngës është kujdesur Irma Kurti.
Teksti :: Song Lyrics
Më mungon, më mungon
fjala dhe puthja jote.
Akoma ti nuk ke ardhur,
veç dy ditë më duken aq shumë
dhe minutat kanë ndalur diku,
shpesh në heshtje me ty bisedoj,
brenda vetes të mbaj gjithmonë.
Më mungon, më mungon
ngrohtësia e zemrës tënde.
Sonte befas i sjell
ndër mëndje
vendet, rrugët
ku bashkë ne shkelëm.
Më duket një çast
pranë meje ti je
dhe fryma më merret
kthej kokën, s’të gjej.
Refreni:
Eja ti, të ndjej pranë
krahët e tu që aq fort më pushtojnë,
prekjen tënde, ndjesitë që më fal.
Ja po vjen, ja po vjen,
do të shkelësh me gaz pakufi,
të më falësh më shumë dashuri,
të harroj se çfarë emri unë kam
bashkë të luajmë të dy si fëmijë.
Më mungon, më mungon...
fjala dhe puthja jote.
Akoma ti nuk ke ardhur,
veç dy ditë më duken aq shumë
dhe minutat kanë ndalur diku,
shpesh në heshtje me ty bisedoj,
brenda vetes të mbaj gjithmonë.
Më mungon, më mungon
ngrohtësia e zemrës tënde.
Sonte befas i sjell
ndër mëndje
vendet, rrugët
ku bashkë ne shkelëm.
Më duket një çast
pranë meje ti je
dhe fryma më merret
kthej kokën, s’të gjej.
Refreni:
Eja ti, të ndjej pranë
krahët e tu që aq fort më pushtojnë,
prekjen tënde, ndjesitë që më fal.
Ja po vjen, ja po vjen,
do të shkelësh me gaz pakufi,
të më falësh më shumë dashuri,
të harroj se çfarë emri unë kam
bashkë të luajmë të dy si fëmijë.
Më mungon, më mungon...
- Publikimi: 01/12/2000
- Ora: 00:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
Komente 0