TEKSTESHQIP
Edona Llalloshi - Dy Buqeta
Edona Llalloshi
Dy Buqeta

Për një dozë më të madhe te kreativitetit, ky krijim muzikor u prezantua para publikut edhe me klip muzikor, të cilin e përgatiti EMF Creative. Videoklipi u publikua më 11 Qershor 2023. Kompozimin dhe okestracionin e mori përsipër Afrim Macula, teksa autore e tekstit është Valerina Macula.
Teksti :: Song Lyrics
Dy buqeta sot i du
Nja për ty e nja për mu
Ti gëzuar, bën kurorë
Dashninë tonë po e varros

I gëzuar, bën kurorë
Dashninë tonë po e varros.

Një urim unë po ta shkruj
Një këngë t’bukur me ta knu
Dhe sa herë ti e dëgjon
Prej kujt është e kujton

Ref:
E për vete një dhuratë
Si kujtim unë do ta mbajë
Dorën time pa unazë
Që ma le të thatë

Sot dy kangë du me i këndu
Nja për ty e nja për mu
Ti gëzuar, po feston
Unë e mjera qaj me lotë

I gëzuar po feston
Unë e mjera qaj me lotë

Një urim unë po ta shkruj
Një këngë t’bukur me ta knu
Dhe sa herë ti e dëgjon
Prej kujt është e kujton

Ref:
E për vete një dhuratë
Si kujtim unë do ta mbajë
Dorën time pa unazë
Që ma le të thatë (X2)

DËRGOI:
Rryma muzikore
Pop
Renditja
Top 200

VIDEOKLIPE

Komente 0