TEKSTESHQIP
Eduard Sokoli - Albulena
Eduard Sokoli
Albulena

Materiali muzikor është paraqitur para publikut i përpunuar me videoklip muzikor, produksionin e të cilit e punoi Shqipja Master. Videoklipi u publikua me datë 11 Maj 2012. Muzikën e këngës e kompozoi Halim Shoshi, për fjalët e këngës është përkujdesur Kole Jakova, ndërsa okestracioni është marrë përsipër nga Edmond Zhulali & Kolë Susaj.

Teksti :: Song Lyrics

Albulenaaaaa o moj prita, prita
ndal sulltan o, o se t'erdhi dita
Skënderbeu o prej majës t’kalit
si rrufeja o po zbret prej malit
Skënderbeu o ja boni ben
Po të zura o në Albulenë
asni i gjall o, o nuk do shpëtoi
fushën gjaku o do ta mbuloj
Mar ushtrin o, o e morri ika
Evrenozi o se zu dita
me vrap pash o, o se t'zu rreziku
mjer kush mbet o, o lum kush iku
Albulena, o moj gropa, gropa
met ushtrija o mish për korba
për vënd tonë o, o mor o për liri
Albulenën o e bëjm Arbni
për vënd tonë o, o mor për liri
Albulenën o e bëjm Arbni

Kontribuan:

VIDEOKLIPE

Komente 2