TEKSTESHQIP
Eduart Dëma - Lemza
Eduart Dëma
Lemza
(Feat. Dori Hibroj)

Projekti vjen para një audience më të gjerë i përpunuar në prizmin vizual edhe me anë të një videoklipi muzikor, për video produksionin e të cilit u kujdes Ar Visual. Videoklipi u publikua më 8 Qershor 2024. Autor i muzikës dhe autor i orkestrimit rezulton të jetë Mario Bregu, teksa kënga mbart vargjet e shkruara në bashkëpunim nga Nexhip Seraj & Tomorr Lelo.
Teksti :: Song Lyrics
Eduart
Ç'ke moj lemzë që më zure,
Në siklet të madh më vure.
Aman moj se më sëmure
Mikja ime me shtatë nure
Dori
O bandilli gjith lezete
Më ke bër të flas me vete
Natë e ditë mendoj për ty
Të më puthësh buz e sy

Refreni
Jo moj jo tjetër nuk dua
Vdeksha në krahët e tua
S'kam ilaç e as jatrua
Të ma shëroj zemrën mua

Eduart
Si tja bëj lemzës se di
Si tja bëj moj se mbarova
Si tja bëj kur jam pa ty
Asnjëherë dot se pushova
Dori
Lemza djal kur je me mua
Nuk ka nevoj për jatrua
Se kur jemi bashk pushon
Dhe kur iki më kujton

VIDEOKLIPE

Komente 0