TEKSTESHQIP
Efi Gjika - Ajo Që Doja
Efi Gjika
Ajo Që Doja

Kompozimi dhe teksti është një krijim nga Starset, teksa producent i këngës është Jeris Kaso. Ky krijim artistik serviret i realizuar me vlera artistike me anë të një videoklipi, për video produksionin e të cilit është përkujdesur MAX Production. Video premiera u transmetua me datë 26 Dhjetor 2025.
 Krishtlindjet duken si një pauzë... një moment për të marrë frymë, për të ndjerë dhe për të dëgjuar zemrën. "Ajo që Doja" është një këngë për pikërisht këtë ndjesi -- kur më në fund kupton çfarë ke kërkuar vërtet. Jo diçka të zhurmshme. Jo diçka perfekte. Thjesht diçka të vërtetë. Është për zgjedhjen e sinqeritetit mbi konfuzionin, ndjenjave mbi frikën, dhe pranimin e së vërtetës -- edhe kur ajo është e qetë. Kjo këngë ka shumë vlerë për mua dhe jam pafund mirënjohëse ndaj të gjithë bashkëpunëtorëve që punuan në këtë projekt -- autorë, producentë, krijues dhe të gjithë ata pas kamerave që e sollën këtë këngë në jetë ? Më 26 Dhjetor, po e ndaj "Ajo që Doja" me ju. Shpresoj t'ju gjejë në momentin e duhur. Faleminderit që jeni këtu me mua, për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Me dashuri, Efi

Teksti :: Song Lyrics

Kam shkrujt ëndrra, kam pas plan
Po jeta s'pyet, t'i ndërron vendet
Në pasqyrë po shoh si dikur
Po sytë s'janë më si atëherë kur

S'më mbeten fjalë, veç zëri im
Që s'di me u fik, edhe kur s'ka dritë

Nuk munda t'jem ajo që doja
Po s'e lash ëndrrën që kam
Në çdo natë, në çdo notë
Ende unë po ndriçoj prapë
Nuk munda t'jem ajo që donin
Po jam unë e s'jam askush tjetër

Kam pa drita që fiken shpejt
Duart që duartrokasin veç për n'efekt
Po mësova se vlera s'matet me fjalë
Po sa premtime vetes si mban

S'më duhet më me u krahasu
As me emra, e miliona view
Se kjo zemër rreh për muzikë
Jo për like, jo për publik
Se kjo zemër rreh për muzikë
Jo për like, jo për publik

Nuk munda t'jem ajo që doja
Po s'e lash ëndrrën që kam
Në çdo natë, në çdo notë
Ende unë po ndriçoj prapë
Nuk munda t'jem ajo që donin
Po jam unë e s'jam askush tjetër

Nuk munda t'jem ajo që doja
Apo jam ajo që besoj
Në çdo natë, në çdo notë
Une jetoj, un ndricoj

VIDEOKLIPE

Komente 0