TEKSTESHQIP

Egzon Ibrahimi
Nur
Lyrics

Thonë dashnia nis nga sytë
Dhe vazhdon me takime
Unë s'të shoh, as të takoj
O i pandashmi i zemërs sime

Thonë se shpellat janë të errëta
Dhe s'takohen kurrë me diellin
Po n'atë shpellë në Mal të Dritës
Janë taku' toka me qiellin

Ref.

SubhanAllah
Ja ResulAllah
Zemra veten gjallë e ndien
Ti selamin kur ma kthen

Kush mbyllë sytë s'i sheh gjërat
Edhe pse janë për t'u parë
Kush mbyll zemrën s'e sheh veten
Ec' në tokë por nuk është gjallë

Në çdo shpellë nga jashtë hyn drita
Përveç shpellës së Hirasë
Nga ajo del një dritë
Që i jep gjithë dynjasë.
INFO
Aspekti viziv është gjithmonë i rëndësishëm, ndaj materiali muzikor u prezantua tek audienca e gjerë i ilustruar këndshëm me anë të një klipi muzikor, të cilin e krijoi RGB Entertainment. Ky videoklip u publikua me datë 8 Maj 2021. Për melodinë dhe për tekstin u përkujdes Fatmir Muja, teksa për këngën ka punuar si orkestrues Agon Neziri.