TEKSTESHQIP

Elgit Doda
Ku Je?
Lyrics

Ku je je, ku je je, ku je je je
Ku je je, ku je ti, je je ti
Vallëzova unë prapë me ty sonte
Nëpër iluzione ndiej
E prekja trupin tënd dalëngadalë
E nuk të thoja dot asnjë fjalë

Të shtrëngoja fort të mos ikje
E t’ma lije shpirtin në hije
Me ty dhe vetëm heshtja mjafton
Unë dhe ti e ndjesia jonë

Vendosje ti të ikje
Ikje nëpër mjegull
E sytë më nuk të panë
Më le me premtimet
Më le me kujtimet e fjalët që I thamë

Vendosje ti të ikje
Ikje nëpër mjegull
E sytë më nuk të panë
Më nuk të panë, më nuk të panë panë

Ku je je, ku je je, ku je je je
Ku je je, ku je ti, je je ti

Hej unë për ty s’ndalem
N’trotuar jam tu prit lajmet
Bjema diellin edhe shiun nale
Bjema dritën si meteor n’ajër

Fajet yeah I kam pas unë fajet
Ama as ti nuk fale, nuk fale yeah, nuk fale

Ama sytë e tu kam vizatu n’zemër tatu
Dhe kur nuk je me ty jam zgju
Malli m’mbyti malli
Me t’pas afër e me ta puth ballin

Ama sytë e tu kam vizatu n’zemër tatu
Dhe kur nuk je me ty jam zgju
Malli m’mbyti malli
Edhe shpirti bërtet veç me dit se

Ku je je, ku je je, ku je je je
Ah ku je je, ja ku je je
Ja ku je je, ku je je, ku je je je
Ku je ti, ah ku je ti…

DËRGOI:
INFO
Ka material edhe për videotekën shqiptare, sepse materiali muzikor bëhet i disponueshëm para një audience më të gjerë shumë bukur me anë të një videoklipi muzikor, video produksionin e të cilit e punoi Fullmoon Production, teksa regjia e videos u mor përsipër nga The Claudia. Ky videoklip u publikua me datë 16 Dhjetor 2021. Këngës i janë përshtatur vargjet nga Elgit Doda, Olsi Bylyku & Albatros Rexhaj, ndërsa produksioni në studio ka punuar si autor vetë artisti.