Eli Fara: Jam E Përkëdhelura E Artistëve Korçarë
15-9-2012
Këngëtarja e ëmbël korçare Eli Fara është një nga emrat më të dashur të muzikës popullore shqiptare, e sidomos të qytetit të Korcës. Zëri melodioz i serenatave korçare sjell për suplementin THASH&THEM, të rejat më të fundit për publikimin e albumit të saj më të ri, jetës në Amerikë dhe rrëfen sekretin e bukurisë së saj të përjeshtme. Eli gjithashtu flet për marrëdhënien me vajzën e saj Marinën, si dhe planet e saj të ardhshme. E qeshur dhe plot sharm këngëtarja bukuroshe do të sjellë së shpejti edhe klipe të reja
Kemi mësuar se jeni duke u përgatitur për albumin tuaj të radhës, mund të na thoni një datë të saktë se kur do të publikohet?
Meqënëse unë kam realizuar disa singëlla mendoj që për pak kohë por nuk mund të të them një afat të caktuar. Albumi do të jetë më shumë një përmbledhje e singëllave që kam publikuar. Megjithatë nëse do më duhet të realizoj edhe disa këngë të tjera do t'i bëj. Gjithsesi pjesa më e madhe e punës ka përfunduar.
Do të shoqërohet albumi me ndonjë klip promovues?
Në fakt kam ndërmend që të gjithë këngët singëll të kisha mundësi t'i promovoj me klipe, pasi mund të realizohen një apo dy këngë në vit me video, madje edhe financiarisht është më e mundshme. Gjithsesi është e pamundur që të realizosh klipe për të gjithë këngët e albumit. Pavarësisht se mund të thuash se një këngë e shet e klipi.
Do të përmbajë vetëm këngë popullore apo keni menduar të sillni edhe balada?
Po, patjetër që do të ketë edhe balada si dhe këngë të risjella në një mënyrë ndryshe por që do të ndjekin linjën e këngës "Vetëm Sonte". Si artiste mundohem gjithnjë të sjell diçka ndryshe për publikun.
Po sa i përket dueteve do të ketë në albumin tuaj?
Përsa i përket dueteve mendoj se ato duhet të jenë të kursyera, ndonëse kohët e fundit janë bërë të modës. Megjithatë mendoj se duhet gjetur koha e duhur për duete. Unë deri tani kam realizuar tre bashkëpunime një me Merita Halilin, me Sinan Vllasaliun dhe me Albanin e "Produkt 28". Jam e kënaqur nga këto bashkëpunime dhe mendoj se duhet gjetur momenti për t'i realizuar atë.
Dimë që keni jetuar disa vite në Amerikë, si është jeta atje e krahasuar me realitetin shqiptar dhe ku e gjeni ju më shumë veten?
Në qoftë se do të duhet të bëja një ndarje, atëherë them se për punë është Shqipëria ndërsa për të jetuar është Amerika. E them këtë pasi në vendin tonë nuk ke shumë mundësi zgjedhjeje për vendet të cilat mund të frekuentosh. Këtu kur do të dalësh nuk ke shumë zgjedhje se ku do të shkosh, ambientet janë me klientelë që ndryshon çdo vit dhe nuk gjen dot veten. Nuk më pëlqen të dal shpesh apo të frekuentoj ndonjë klub në veçanti pasi nuk e gjej veten. Për shembull jashtë shtetit por edhe vite më parë në Shqipëri identifikoheshim me vende të ndryshme të cilat ktheheshin në tonat, pasi ishte e njëjta klientelë. Sot nuk është më kështu nuk ekziston më shprehja "shkojmë tek vendi jonë", ku dhe mund të gjenim të njëjtët njerëz.
Sa i përket muzikës si e shihni evolimin e saj që nga fillimi i karrierës tuaj duke ardhur në ditët e sotme?
Janë njerëzit që e bëjnë muzikën, të cilët ndryshojnë dhe përshtaten me kohën. Sot ka shumë këngëtare, shumë rryma muzikore. Megjithatë nuk do të dëshiroja ta ndaja muzikën në të mirë apo në të keqe, në muzikë shqiptare apo jo shqiptare, gjithsesi është muzikë. Sa i përket muzikës shqiptare, të paktën në rastin tim unë e di që muzikën tradicionale atë të vërtetën shqiptare e kam dhe nuk e ndryshon dot njeri këtë fakt. Gjërat e reja që hyjnë sigurisht që janë rryma "trendy" apo të kohës dhe sigurisht janë të përhapura në të gjithë botën dhe sigurisht besoj se janë mjaft të pëlqyeshme për rininë. Gjithsesi edhe nuk mundohem të bëj diçka për këtë pjesë, në qoftë se dua të realizoj një baladë tekstin patjetër që do t'ia përshtat një mentaliteti tjetër që të jetë edhe për rininë dhe për të gjitha brezat. Teksti të jetë sa më konkret për jetën e të gjithë njerëzve duke qenë se e dashuroj veçanërisht poezinë, më pëlqejnë fjalët. Në qoftë se një këngëtar nuk kuptohet çfarë thotë por ka vetëm ritëm dhe nuk ka fabul apo temë, atëherë nuk përçohet emocion.
Po sa i përket kompeticioneve muzikore si festivalet apo edhe talent show që zhvillohen në Shqipëri, si i vlerësoni, sa janë ata në rrugë të duhur?
E rëndësishme për mua është që të zhvillohen. Sepse në qoftë se nuk do të zhvilloheshin do të ishte shumë keq. Patjetër që në morinë e disa gjërave që nuk vlejnë do të rezultojnë me vlerë. Zërat e rinisë padyshim që janë të nevojshëm madje janë të hatashëm. Megjithatë nuk jam dakort që orientohen drejt muzikës së huaj, pasi për të kënduar në anglisht janë vetë anglezët apo amerikanët. Besoj se orientimi do të jetë drejt muzikës shqiptare sepse më duket se shumë herë mbeten imitues dhe nuk arrijnë të krijojnë identitetin e tyre, ndërkohë që vokali i tyre është shumë i mirë.
Fillimet e karrierës tuaj kanë qenë në kohën e komunizmit dhe ndoshta për shkak të sistemit nuk keni arritur të shprehni artin tuaj ashtu si dot dëshironit. Në fakt keni ndonjë peng për këtë pjesë?
Jo nuk kam ndonjë peng sepse nuk e kam përjetuar shumë atë sistem, pasi në vitet 90-të unë kam qenë rreth 21 apo 22 vjeç, pra në fillimet e karrierës. Aq më tepër që në periudhën kur fillova nuk vendosje vetë se çfarë do të bëjë por vendosnin të tjerët për ty. Megjithatë për fatin tim të mirë duke qenë se Korça ka pasur gjithnjë shumë artistë të mirë , profesorët e mi më përkrahën dhe unë u bëra kjo që jam sot. Madje mund të them se më kanë përkëdhelur pak. (qesh)
Sa e ndjeni mungesën e qytetit të Korçës dhe e vizitoni shpesh atë?
Sa herë gjej mundësinë apo ndonjë ditë të lirë shkoj në Korçë pasi prindërit e mi ndodhen atje. I vetmi ndryshim është që ndjej një lloj keqardhje për Korçën.
Për cilën arsye?
Sepse nuk gjej të njëjtën atmosferë, apo të njëjtit njerëz me të cilët përshëndeteshim me përzemërsi, ndonjëherë më duket vetja si e huaj në qytetin tim dhe për këtë arsye ndjej shumë nostalgji.
Keni ndonjë këngë të veçantë me të cilën identifikoheni dhe që mendoni se është më e suksesshmja e repertorit tuaj?
Në fakt ndodh, në shumicën e rasteve një këngëtar identifikohet nëpërmjet asaj kënge. Kjo ndihet edhe në publik , sado që unë të bëj këngë të reja apo të kenë ndryshuar gjërat, sa herë që del figura e Eli Farës patjetër që duan "25 Gërshetat" dhe "Qiraxhiun". (qesh)
Ju keni një vajzë Marinën, në fakt sa iu ngjet si porsa i përket anës së jashtme po ashtu edhe në karakter?
Marina tashmë ka nisur rrugën e saj ka përfunduar shkollën dhe përsa i përket ngjashmërisë mund të them se ka mjaft tipare nga unë, gjithashtu mund të them se është e drejtë mjaft e dashur.
E ka trashëguar shpirtin tuaj artistik?
Patjetër që po e ka trashëguar dhe më pëlqen se çfarë dëgjon ajo në muzikë, në këtë mënyrë unë dalloj çfarë Marine është. Arrij t'a dalloj shpirtin e saj artistik nëpërmjet preferencave muzikore.
Përveç Marinës do të kishit dashur të kishit edhe fëmijë të tjerë?
Patjetër që po. Madje kur isha e vogël mendoja se pa tre fëmijë nuk do të rrija, gjithsesi në qoftë se jeta ime do të kishte rrjedhur ndryshe patjetër që sot do të kisha më shumë fëmijë.
Le të ndalemi pak tek "rinia juaj e përjetshme" me anë të së cilës jeni kthyer në një ikonë për shumë femra shqiptare, në fakt cili është sekreti juaj?
Së pasi më lejoni të them që nuk kam ndonjë sekret special. Fillimisht është gjenetike dhe më pas ka të bëjë me kujdesin që kam për veten. Ka të bëjë me faktin e moslënies së vetes pas dore, gjithsesi unë kujdesin për veten e bëj me kënaqësi. Është bërë si pjesa e imja tashmë, sapo zgjohem në mëngjes edhe në qoftë se nuk dal nga shtëpia unë do të grimohem patjetër, pasi ka të bëjë me faktin që dua t'a shoh unë veten mirë dhe jo për të tjerët. Ndoshta është një lloj pasioni, pasi është diçka që e bëj me kënaqësi dhe sepse duhet ta bëj. Ka mjaft vajza dhe gra të cilat nuk kurohen pasi përtojnë, do të thotë që nuk e kanë me pasion.
Po përsa i përket ushqimit sa rëndësi i kushtoni një diete të caktuar apo një regjimi të shëndetshëm ushqimor?
Mundohem të tregoj kujdes megjithatë nuk jam ekstremiste, nuk mbaj dieta të forta, madje ndonjëherë edhe abuzoj (qesh) më pas i vë qëllim vetes që një ditë të caktuar të marrë proteinat e duhura apo të konsumoj më shumë sallatë apo dhe ujin të cilin e kam të domosdoshëm. Çdo mëngjes përpiqem të konsumoj të paktën 2 litra ujë.
Si e kujtoni eksperiencën në spektaklin "Dancing with Stars"?
Absolutisht si një nga eksperiencat më të bukura dhe të vaçanta të jetës sime. Ende sot më mungojnë provat në palestër (qesh), më bëri shumë mirë si eksperiencë. Përveçse emocioneve e forta kur do të dilje në skenë të performojë pasi ishte dhe një juri e cila t'i thoshte troç disa gjëra dhe kjo ishte një emocion më vete. Gjithsesi ngelen 12 vallëzime të cilat janë pjesë e historisë së jetës sime dhe që do të kujtohen si shumë të veçanta.
Ruani ende miqësi me balerinin Gerd Vaso, i cili edhe ju shoqëroi në këtë garë?
Ne jemi miq si me Gerdin ashtu edhe me Enadën.
Si i keni kaluar pushimet këtë vit?
Këtë vit është hera e parë që nuk kam lëvizur jashtë vendit për pushime për shkak të aktivitetev të shumta që kam pasur në fundjavë. Më pëlqen të udhëtoj jashtë për pushime pasi dëshiroj të shkoj në vende ku nuk më njeh njeri.
Sa ju ka penguar fama?
Jo shumë pasi bëhet pjesë e jotja dhe rrjedhimisht kthehet në diçka normale .
Sa ju kanë bezdisur thashethemet?
Të them të drejtën, madje dhe duke u shprehur në mënyrë popullore, thashethemeve nuk ia kam varur fare.(qesh)
Si pritet të jetë kjo periudhë për Elin?
Do të jetë mjaft e ngarkuar. Më 4 tetor do të jem pjesë e një koncerti të organizuar nga Televizioni Shqiptar, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, koncerti do të jetë vetëm me këngë qytetare shqiptare dhe jam duke përgatitur materialet. Më pas do të udhëtojë në Australi, Irlandë etj për të dhënë koncerte pasi edhe atje ka shqiptar. Gjithashtu kam një ftesë nga festivali Nota Fest në Shkup.

(XHULIA KARAVELLA /Thash&Them)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0