Eli Fara, “Romale“, Këngë Frymëzimi Për Lirinë Dhe Jetën
29-9-2012
Ka qene padyshim nje surprize per kedo, kur te dielen qe lame pas pane ne "E diela Shqiptare" kengetaren Eli Fara si konkurrente ne Festivalin "Kenga Magjike". Kjo pasi Eli Fara i hyn per here te pare nje gare te muzikes se lehte dhe pikerisht nje festivali tashme te lakmuar nga gjithe kengetaret e njohur shqiptare, por edhe ata te rinj, kjo pasi eshte vertetuar se cdo kenge qe hyn ne kete kompeticion eshte e perzgjedhur mire nga organizatoret dhe kthehet ne nje garanci suksesi. Por ajo qe ka bere edhe me shume zhurme eshte muzika qe Eli sjell (kompozuar nga Adi Hila me tekst te Pandi Lacos) ne kengen "Romale" dhe ku shoqerohet nga grupi "Mangavatu". Nje gjetje interesante kjo qe ka zhurmuar ne publik, ne shtypin roze ne rrjetet sociale, ku vetem ne rrjetin "Youtube" ne 4 dite te hedhjes se saj kane klikuar mbi 20 mije shikues. Enkas per kete, Eli Fara tregon sot per suplementin "Koha Tjeter" arsyet qe u be pjese e "Kenga Magjike" dhe ngacmimi qe i dha muzika e Hiles.
Eli, pas me shume se dy dekada qe jeni pjese e rendesishme e muzikes, keni vendosur te merrni pjese ne nje Festival te muzikes se lehte. Cila ishte shtysa? Ngacmimi?
Nuk e kisha menduar asnjehere qe do te merrja pjese ne nje Festival te muzikes se lehte, pasi gjithmone kam qene komode me ate qe bej dhe jap per muziken, per publikun. Arsyeja kryesore pse pranova te jem ne kete festival ishte pikerisht emri i Adrian Hiles dhe muzika qe ai kompozoi. Me intrigoi mjaft materiali qe kishte realizuar dhe pas nje suksesi qe patem te dy ne bashkepunimin e fundit per kengen "Vetem sonte", isha mjaft entuziaste dhe optimiste ne kete vijimesi te bashkepunimit tone. Por, gjithashtu, te marresh pjese ne nje eveniment te tille muzikor, nje festival prestigjioz ne vend eshte vertet nje kenaqesi e madhe.
Krijimi i bandes dhe prezantimi se bashku i kenges ishte mjaft interesant dhe eshte mirepritur! Po per ju vete?
Kjo eshte nje gjetje, ne fakt. Mendoj qe asnje artist nuk refuzon nje rol cigan, sepse jane karaktere shume te vecanta dhe asnje kengetare nuk do te refuzonte per te kenduar me cigane, sepse do te perjetonte per nje moment ate lirine, ate dashurine e tyre qe kane per jeten dhe per dashurine. Sepse ata krijojne cdo gje te inspiruar nga dashuria. Eshte nje gje kaq e vecante dhe eshte fakt qe cdo artist frymezohet nga jeta e ciganeve, cdo artist frymezohet nga muzika e tyre. Dhe kjo mua me beri qe te vendosja me shume dashuri per te bere nje gje te tille dhe shpresoj se eshte mirepritur nga te gjithe.
E pelqeni kete natyren e lire te tyre?
Te gjithe kemi nevoje per dashuri, per nje jete te qete, pa stres per dashuri te delire si ajo e tyre.
Qe ne prezantimin qe bete te dielen u duk se kenga u perqafua nga publiku i "E diela shqiptare" …
Ne fakt po, sepse kenga dhe muzika eshte entuziaste, por gjithashtu edhe miqte e mi, por edhe njerez te panjohur fare qe me urojne ne rruge me thone qe eshte kenge mjaft e dashur dhe te gjithe kane kercyer ne shtepine e tyre, ndersa kenga interpretohej. Dhe te gjithe kemi nevoje qe te degjojme muzike qe te ngre ne kembe, qe kercen dhe qe harron cdo gje.
Cilat jane pretendimet tuaja ne kete Festival?
Qellimi i cdo artisti kur ben nje kenge eshte qe ajo te pelqehet nga publiku, te kerkohet dhe te jete e preferuar per te. Kjo ngelet e pandryshueshme edhe kur ben nje klip, edhe kur merr pjese ne nje festival mendon. Destinacioni dhe pretendimi i cdo kengetari eshte te behet nje kenge "hit".
Eli, kjo pjesemarrje ne nje festival te muzikes se lehte eshte per ju nje frymezim per te vazhduar dhe eksploruar kenge te reja ne kete zhaner?
Varet. Varet nga ajo cfare me ofrojne kompozitoret. Une asnjehere nuk kam menduar qe une duhet te marr pjese ne festival, kur nuk kam pasur asnje muzike te ofruar per nje destinacion te tille. Jo, sepse mua keshtu nuk me vjen per shtat te bej, pra kenge me paramendim. Une dua te bej kenge qe me burojne natyrshem, qe me pershtaten mua, qe me rrine mire, nuk mund te pretendosh te besh nje gje qe nuk eshte per ty. Evenimente ka cdo vit, festivale ka cdo vit. Por duhet te vij momenti, kenga e duhur dhe ta dashurosh kengen e ta besh cdo gje me dashuri jo me pretendim.
Te gjithe kengetaret qe marrin pjese ne gjysmefinale e me tej ne finale te "Kenga Magjike" sjellin performanca mjaft te kuruara, ju vete keni menduar per kete pjese?
Besoj se do te impenjohem dhe mendoj dicka te vecante kur te vije momenti.
Jeni njohur me konkurrentet? Ju tremb konkurrenca?
Dihen emrat qe marrin pjese ne kete festival. Ka kengetare shume modern, te rrymave te ndryshme, grupe, por une them se secili ka bukurine e vet, e qe sigurisht qe varet edhe nga materiali muzikor qe ka.
Pervec ketij Festivali, keni ndonje material tjeter ne duar?
Eshte edhe nje material tjeter, me te cilin do te prezantohem ne Festivalin e Muzikes Qytetare qe do te behet ne date 5 tetor nga Radio Televizioni Shqiptar dhe qe do te mbahet ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit. Eshte nje kenge lirike, por shume e bukur qe me pelqen dhe qe po i perkushtohem aktualisht.

Eli Fara
Romale
[Teksti dhe Klipi]
(Koha Jone)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0