TEKSTESHQIP

Eli Fara, Disa Prindër Mund Të Jenë Edhe Kaq Fansa

24-11-2012
Eli Fara, Disa Prindër Mund Të Jenë Edhe Kaq Fansa
Ky është absolutisht rasti i parë në të gjithë historinë e showbizit… Deri më tani, jemi njohur me histori kur prindër të ndryshëm u kanë vendosur fëmijëve të porsalindur emrat e personazheve të tyre të preferuar nga jeta publike, por asnjëherë deri më sot nuk ishim hasur me një rast të tillë. Shtatë fëmijë në Shqipëri, të lindur të gjithë pas viteve '90, mbajnë për emër, bashkimin e emrit dhe mbiemrit të këngëtares së dashur shqiptare, Eli Fara.

Mbretëresha e serenatave, e kthyer me vitet në një ikonë, është idhull për shumë njerëz dhe siç duket, adhurimi i tyre ka arritur deri në këtë pikë sa kanë vendosur që fëmijët të quhen Elifara, ç'ka e bën të dallueshme dhe unike arsyen e zgjedhjes së këtij emri… Vetë këngëtarja e kontaktuar nga "Bluetooth" është entuziasmuar shumë nga ky lajm, ndërkohë që nuk ka nguruar të shprehë edhe habinë e madhe…
(Bluetooth/BalkanWeb)

Komente 0