TEKSTESHQIP
Eli Fara - Zogjtë Po Ikin
Eli Fara
Zogjtë Po Ikin

Materiali artistik për të cilin po flasim, prezantohet i përpunuar me shije edhe me anë të një videoklipi, produksioni i të cilit u krijua nga MAX Production. Premiera është publikuar me datë 27 Mars 2024.
Teksti :: Song Lyrics
Më ka ikur buzëqeshja,
me kujtimet po jetoj.
Nuk më flet tani as vetja,
nuk kam krahë të fluturoj.

Plot me rrudha e kam shpirtin,
se më ikën bijtë e pirë.
Do ta ngrys në tokën time,
në të keq, e në të mirë.


Ref:

Zogjtë po ikin po më lenë,
edhe qielli më s'i nxen.
Nuk ka lutje që i kthen,
vetëm po e mbaj folenë.

Zogjtë po ikin po më lenë,
asnjë kokën pas s'e kthen.
Që të kthehen s'e besoj,
dhe në kthehen, a më gjejnë...


Fillikat e derëmbyllur,
vetëm era më troket.
Nëpër foto jeta ime,
herë u flas e herë i prek.


Ref:

Zogjtë po ikin po më lenë,
edhe qielli më s'i nxen.
Nuk ka lutje që i kthen,
vetëm po e mbaj folenë.

Zogjtë po ikin po më lenë,
asnjë kokën pas s'e kthen.
Që të kthehen s'e besoj,
dhe në kthehen, a më gjejnë...

VIDEOKLIPE

Komente 0