Të Enjten Finalja E Madhe E Shkodra Fest Music 2-Shit
26-2-2016
Me fillim në ora 21, këtë të enjte ne Mosocow Club Tiranë, do mbahet finalja e madhe e festivalit tashmë të mirënjohur, Shkodra Fest Music 2. Janë gjithësejt 22 finalistë, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e nga diaspora, të zhanreve të ndryshme muzikore, që konkurojnë për 15 çmimet që do jepen për më të mirët. Organizatori i këtij eventi kaq madhështor, Eli Senaj, njëherit dhe këngëtar i famshëm, na bën me dije se mbrëmja e ndarjeve të çmimeve do jetë mjaft festive, artistët do kalojnë nëpër tapetin e kuq në ora 22, nga ku do nis gjithçka e planifikuar mjeshtërisht. Të ftuar special do jenë: Stresi, Fjolla Morina, Albana Mesuli, Julian Deda, Erik Lloshi, Anxhela Peristeri, Xhesika Ndoj, modelet: Lindita Martini, Indrit Murati, grupi brak dance i Andi Murrës, KD, ENT: Ervin Gonxhi, Dashnor Asllani, Drilon Hoxha, e mjaft artistë të tjerë. Për t'u njohur më tepër rreth pjesëmarrësve artistik, surprizave e gjithçka tjetër, po ju japim linkun e mëposhtëm...
https://www.facebook.com/eligoriginal/videos/577286405757911/
https://www.facebook.com/eligoriginal/videos/577286405757911/
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0