>
BIOSHQIP

Elia: Bashkëpunimi Im I Radhës Me Këngëtarin Rumun Lucky Man

21-07-2012
Është cilësuar si fenomeni më i ri i muzikes modern shqiptare, pasi Elia Shena se fundmi është ndër këngëtaret më aktive në klubet e natës. Për herë të parë, ajo ra në sy gjatë spektaklit të vitit të kaluar, në talent show "Top Girls" që transmetohej gjatë spektaklit "E diell" në TCH. Mes dhjetëra konkurrenteve, Elia u shqua si një ndër më të mirat, për të mos thënë absolutisht më e mira, por që mosha e vogël e penalizoi suksesin absolut të saj.

Këngëtarja e re për momentin është aktuale për lidhjen e saj të dashurisë, por duke mos zbuluar shumë detaje rreth djaloshit që i'a ka vjedhur zemrën 16 vjeçares.
Ekspozimi i madh në publik dhe shndërrimi i saj i menjëhershëm në yll të muzikës, e kanë bërë edhe më tërheqëse për sytë e meshkujve. E nuk kishte se si të zgjasnin akoma më shumë ditët e saj si "single", por Elia vazhdon suksesin e saj në muzikë.

"Aktualisht jam duke punuar për këngët e sezonit të verës në studion Threedots ku jam në menaxhimin e producentit tim Ervin Gonxhi, për momentin jam stabël nga një karaoke në fundjavë por kam nisur dhe disa koncerte si në kryeqytet ashtu edhe në qytetet bregdetare si çdo verë.
Do të kem këtë verë një klip të bukur dhe të këndëshëm, djali është këngëtari i mirënohur Lucky Man Project nga Bukureshti-Romania, gjithashtu është dhe kolegu im, kaq mund të them. Jam duke punuar një baladë dhe gjithashtu një këngë verore ritmike këtë verë do të vij shumë ndryshe akoma më e kuruar në imazh", kështu thekson këngëtarja Shena.
(Shqiptarja)

Elia: Bashkëpunimi Im I Radhës Me Këngëtarin Rumun Lucky Man