>
BIOSHQIP

Elida Kryeziu Do I Rikthehet Festivaleve

30-05-2013
U bë kohë e gjatë që këngëtarja Elida Kryeziu po i mungon skenës muzikore. Mirëpo siduket ajo do t’i jap fund pauzës nga kënga, këtë herë ajo do të sjellë dy projekte të reja muzikore me të cilat do të prezantohet në festivale. Njëra këngë ka gjasë të jetë e përgatitur enkas për festivalin e njohur “Kënga magjike”, ku Elida thotë se e ka ndier mungesën për të qenë në këtë festival.

“Në realitet kam vendosur të rikthehem me disa projekte të reja, por do të shoh nëse më premton koha për t’i përgatitur dy këngë të reja. Ka gjasë që me njërën këngë të paraqitem në festivalin ‘Kënga magjike’ dhe nëse do të vendos definitivisht për të, atëherë padyshim do të jem mirë e përgatitur për këtë eveniment sepse me të vërtetë po e ndiej mungesën e prezencës sime në festivale” ka thënë ajo.
(K. Bajrami / zeri)

Elida Kryeziu Do I Rikthehet Festivaleve