TEKSTESHQIP

Elida Kryeziu Lind Djalin E Dyte

3-6-2012
Elida Kryeziu Lind Djalin E Dyte
Kengetarja Elida Kryeziu, dje ne oret e mengjesit lindi djalin e dyte. Lindja e saj cezariane u krye ne QKUK, dhe djali peshon 5.200 gr. Ajo tani ndjehet mire me shendet, por e befasuar per peshen e bebes.

"Kam lindur shume lehte ne menyre cezariane, me ndihmen e mjekeve tane ne QKUK. Vazhdoj te jem nen perkujdesjen e tyre dhe te cilet i falenderoj shume. Ajo qe me befasoi me shume eshte pesha e madhe e djalit qe ne fakt nuk e prisja te jete kaq i shendoshe. Mirepo falenderoj Zotin qe me dhuroi nje femije te shendoshe me peshe 5.200 gr. Meqe lindja u be ne menyre cezariane me duhet edhe disa dite te qendroj ne QKUK, por fatmiresisht kam ekipin e mire qe po kujdeset shume", ka thene ajo per "Zerin".

Elida beben e pagezoi me emrin Andi, kete emer ajo thote se e kishte zgjedhur bashke me bashkeshortin dhe kete emer e pelqente edhe djali i saj Dioni.

"Familjarisht kemi zgjedhur emrin Andi, por ne realitet pelqimin e ka dhene edhe djali yne Dioni i cili tashme e ka edhe nje vella te vogel", shton ajo.

Elida tani do te pauzoje nga kenga dhe do te perkushtohet me shume per familjen.
(k.bajrami/zeri)

Komente 0